Rreth 90 shqiptarë nga Shqipëria i janë bashkuar Shtetit Islamik dhe luftojnë në Siri dhe Irak. The Telegraph duke u bazuar në raportin e fundit të kolegjit btitanik “King” për studime ndërkombëtare ka publikuar hartën nga janë një pjesë e mirë e xhihadistëve të ISIS.
Gjithësej në bazë të të dhënave nga ky raport janë 250 shqiptarë, nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova që luftojnë për ISIS.
Ajo që është shqetësuese është dhe numri i lartë i europianëve që po luftojnë për shtetin islamik. Një ndër pesë luftëtarët e ISIS është nga Evropa, ndërsa vetëm nga Franca mendohet të jenë 1.200 persona.
Nga Britania e Madhe mendohen të jenë rreth 700 persona, ndërsa i lartë është dhe numri i gjermanëve. Belgjika, Danimarka, Suedia, Austria dhe Holanda janë poashtu vende nga të cilat kanë shkuar një numër i madh i të rinjve për të luftuar. Nga ana tjetër Tunizia është vendi i cili ka kontribuar më së shumti me numrin e pjesëmarrësve me 3000 persona.
Pas saj vjen Arabia Saudite, nga i cili vend raportohet të kenë shkuar rreth 2 mijë e 500 persona për t’iu bashkëngjitur organizatës terroriste.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO