The Times: Mbi 400 mercenarë rusë në Kiev janë urdhëruar të presin 'kokat' e Zelenskyt dhe qeverisë së tij

The Times: Mbi 400 mercenarë rusë në Kiev janë urdhëruar të presin 'kokat' e Zelenskyt dhe qeverisë së tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

The Times raporton se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhra nga Kremlini për të vrarë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe qeverinë e tij. 'Ëagner', një grup privat i drejtuar nga një prej aleatëve më të ngushtë të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, fluturoi nga Afrika pak javë më parë për të prerë 'kokën' e qeverisë së Zelenskyt në këmbim të parave.

Ky informacion ka mbërritur në qeverinë ukrainase mëngjesin e së shtunës dhe disa orë më vonë Kievi shpalli shtetrrethimin.

Sot luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e pestë. Dhe sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë shtohet dilema nëse krizës ndërkombëtare së Ukrainës me Rusinë do i jepet një zgjidhje diplomatike apo do vijojnë përleshjet në fushëbetejë. Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të fillojnë sot në mesditë, në orën 12:00 me orën lokale, pranë kufirit me Bjellorusinë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

 Në punë përballoni sfidat me vendosmëri...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Në punë përballoni sfidat me vendosmëri...çfarë kanë rezervuar yjet për sot