Thellohet afera/ Fituesi tjetër i tenderit 400 mijë USD bëri logon e lokalit të djalit të Dritan Agollit dhe të vetë FSHZH-së! Të dy çunat lidhje me të birin e kreut të Fondit 

Thellohet afera/ Fituesi tjetër i tenderit 400 mijë USD bëri logon e lokalit të djalit të Dritan Agollit dhe të vetë FSHZH-së! Të dy çunat lidhje me të birin e kreut të Fondit 

Endrit Maçi dhe Alfio Rrotani

Ndërsa SPAK ka nisur hetimet, në pah dalin të tjera detaje rreth tenderit me vlerë 400 mijë USD, për shërbim konsulence për menunë e ''100 Fshatrave'' në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me përfitues kuzhinierin Alfio Rrotani, bashkëpunëtor i Flladi Agollit, djalit të kreut të Fondit, Dritan Agolli. Por me djalin e kreut të FSHZH nuk ka lidhje vetëm kuzhinieri Alfio Rrotani, por edhe Endrit Maçi, pjesë e bashkimit të kompanive që fitoi tenderin e shumëdebatuar. Si Alfio Rrotani, ashtu edhe ortaku tij në biznes, Endrit Maçi, përfitues i parave publike, kanë punuar për djalin e Dritan Agollit, titullar i FSHZH.

Le të ndalemi tek faktet. Në 27 janar 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fitues të tenderit bashkimin e kompanive; personin fizik Endrit Maçin dhe kompaninë ‘Mascarpone’ me administrator dhe aksioner kryesor, Alfio Rrotani. Endrit Maçi ka si objekt veprimtarie shërbime në fushën e publicitetit, logo, materiale grafike etj. Emri tregtar i Endrit Maçit është “TELL ALL CO”.

Në prill të vitit 2021, Endrit Maçi është kontraktuar nga djali i Dritan Agollit, Flladi Agolli, për t’i bërë logon për restorantin e tij me emrin “Bedouni Beach Bar”, që ndodhet në plazhin e Hamallajt. Ky raport është reklamuar vetë nga “Tellallco” në faqen zyrtare të instagramit. Nuk dihet nëse Flladi Agolli e ka paguar Endrit Maçin për këtë shërbim, por lidhja mes tyre është e qartë.

Gjashtë muaj më vonë, në tetor të vitit 2021, Endrit Maçi ka bërë brendizimin e vetë Fondi Shqiptar të Zhvillimit, ku përfshihen logoja e institucionit, ngjyra, karvizita, letra etj. Edhe ky shërbim ndaj FSHZH është pasqyruar nga “Tellallco” në instagram, ku FSHZH shfaqe në listën e klientëve të Endrit Maçit. Nuk dihet nëse është paguar dhe sa është paguar Endrit Maçi për këtë shërbim.

Nga ana tjetër, edhe fituesi tjetër i tenderit, kuzhinieri Alfio Rrotani është kontaktuar nga djalit i kreut të FSHZH, për të realizuar menynë e lokalit të tij në Hamallaj. Dritan Agolli pretendon se kuzhinieri është kontraktuar nga i biri Flladi Agolli vetëm për të realizuar menynë e lokalit të tij në Hamallaj, dhe mes tyre nuk ka pasur raport tjetër interesi. Por, Alfio Rrotani është shfaqur në foto edhe si kuzhinier tek restoranti i Flladi Agollit. Ky i fundit ka nisur të fshijë nga faqja e restorantit fotot e Rrotanit, i cili shfaqej me gatimet specialitete të restorantit dhe me uniformën e shefit të kuzhinës.

Pra të dy fituesit e tenderit në FSHZH, Alfio Rrotani dhe Endrit Maçi kanë punuar për djalin e kreut të Fondit, Dritan Agolli. Nuk dihet nëse janë paguar për punën e bërë apo si ‘shpërblim’ mund të kenë marrë tenderin me vlerë 400 mijë euro në institucionin që drejton babai i Flladi Agollit. Gjithsesi, e vërteta i takon SPAK-ut dhe gjykatave.

Kreu i FSHZH, Dritan Agolli, ka reaguar sot, duke hedhur poshtë dyshimet për konflikt interesi. Raportimet për këtë tender Agolli i ka konsideruar si shpije, për të cilat ka pohuar se i japin kurajo për të vijuar më tej.

“Lidhur me çështjen e konfliktit të interesit tashmë që kam ardhur në dijeni nga mediat që kanë filluar hetimet për këtë çështje nga organet kompetente sqaroj se në këtë pikë tashmë janë këto organe që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë këtë çështje dhe nuk ka më vend për sqarime mediatike. Në përfundim i shoh në sy me kurajo të gjithë ata që shpifën dhe që i përcollën ato dhe ju them se shpifjet e tyre vetëm më shtojnë bindjen dhe më japin forcë për të ecur përpara në rrugën për zhvillimin e vendit tonë”, ka pohuar Agolli.

Emri tregtar Tellallco  i Endrit Maçit si person fizik, fitues i tenderit në FSHZH

 

Postimi në instagram i “Tellallco” ku shfaq punën për logon e lokalit të djalit të kreut të FSHZH

 

Postimi në instagram i “Tellallco” për kontraktimin nga FSHZH për logon, ngjyrat etj

I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BBC: 02/02/2022 20:33

    Ky Maçi eshte djali i nje berishisti te felliqur qe deri dje punonte ne kupolen e policise.. tan agolli fshatari pabuks i korces.. u bene bashke fshataret per placke e para

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion