Thellohet skandali i SEV e SEN, ish
këllishtari i Berishës nënkontrakto

Thellohet skandali i SEV e SEN, ish<br />këllishtari i Berishës nënkontrakto
E kanë quajtur skandal faktin se projektet për teknologjinë në zgjedhje kanë dështuar dhe KQZ ka çuar dëm së paku 3.4 milion euro. Por kjo nuk është asgjë përballë këtij skandali të ri. Këto miliona, që ishin paguar për një kompani spanjolle, në të vërtetë kanë përfunduar në xhepat e njerëzve të mazhorancës.

Gazeta Tema ka arritur të sigurojë së paku tre fatura, që tregojnë se paratë që merrte kompania spanjolle INDRA, për projektet e dështuara të teknologjisë në votime, përfundonin tek një kompani nënkontraktore, në pronësi të Pjerin Markut, që deri së fundmi ka qenë këshilltar i kryeministrit Sali Berisha për teknologjinë.

Ka qenë vetë Pjerini që ka komanduar procesin e përzgjedhjes së kompanisë INDRA si fituese e tenderit, por emri i kompanisë së tij Multiverse nuk shfaqet askund. INDRA nuk ka specifikuar në kontratën e saj, por as në dokumentet e tenderit, asnjë kompani nënkontraktore, duke marrë përsipër vetë çdo aspekt të projektit.

Por krejt papritur, kur projektet për numërimin elektronik në Fier dhe për kontrollin elektronik të kartave të identitetit në TIranë, dështuan, na shfaqet kompania e Pjerin Markut, Multiverse, që ka marrë mijëra euro nga spanjollët, si një kompani nënkontraktore. Në total nga këto fatura, Marku ka marrë plot 240 mijë dollarë, që janë marrë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Se për çfarë përdoren këto para në kohë fushate elektorale, kjo është e qartë. Këto fonde janë përfituar nga kompania e Pjerin Markut nga periudha shkurt- qershor e këtij viti.

Ndërkohë Partia Socialiste ka vendosur që të denoncojë skandalin e dështimit të teknologjisë në zgjedhje. Të enjten ata do depozitojnë një kallëzim penal në prokurori. Në bindjen e opozitës, dështimi i projektit të identifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve në Tiranë, që kishte dhe kontratën më të lartë financiare, ishte i qëllimshëm.

Nënsekretari zgjedhor në PS, Koli Bele, tha se në këtë rast është shkelur neni kushtetues i interesit të ligjshëm të shtetasve. “Në rastin konkret kemi dhe dëmin ekonomik në shifra të konsiderueshme”, thotë Beli.

Për Partinë Socialiste, KQZ është në shkelje të një sërë nenesh të Kodit Zgjedhor, që lidhen kryesisht me afatet detyruese për realizimin e projektit të Tiranës, mungesën e akteve ligjore për të, prishjen e njëanshme të kontratës me kompaninë zbatuese “Indra”.

“Këto janë shkelje që në një shtet funksional prokuroria duhet të hetojë kryesisht për investime publike të çuara dëm. Përgjegjësia në këtë rast është e KQZ-së dhe e administratës, ku pjesë e saj kanë qenë komisionet e hartimit të dokumentacionit për kontratën, pra ka qenë një strukturë që ka bashkëpunuar për dështimin e projekteve”, ka nënvizuar Beli.

Për Partinë Socialiste, ky duhet të jetë rasti që t’i japë fund njëherë e përgjithmonë mosndëshkimit të zyrtarëve që përmes shkeljeve të ligjit i shkaktojnë shtetit dëm financiar. Në rastin konkret me një përllogaritje të përafërt dëmi pati kosto që është paguar nga taksat e shqiptarëve në vlerën 3.4 milionë euro.
fatura 1
fatura 2
fatura 3
Marrë nga gazeta Tema
me titull "Milionat për teknologjinë në zgjedhje në xhepat e ‘kabinetit’ të Berishës"

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë