Thellohet skandali në FIFA, BBC 
​zbulon dokumente të Jack Warne

Thellohet skandali në FIFA, BBC <br />​zbulon dokumente të Jack Warne
Për skandalin e korrupsionit që ka goditur FIFA-n, institucionin më të lartë drejtues të futbollit botëror, sa vjen e po dalin më shumë prova. BBC ka zbuluar dokumente që bëjnë të ditura se çfarë ka ndodhur me 10 milionë dollarë.
 
Për skandalin e korrupsionit që ka goditur FIFA-n, institucionin më të lartë drejtues të futbollit botëror, sa vjen e po dalin më shumë prova. BBC ka zbuluar dokumente që bëjnë të ditura se çfarë ka ndodhur me 10 milionë dollarët e dërguara nga FIFA drejt llogarive të kontrolluara prej ish-zëvendëspresidentit Jack Warner.
Paratë, të cilat janë dërguar në emër të Afrikës së Jugut, kishin për synim të përdoreshin në një program për diasporën e vendit afrikan në vendet e Karaibeve, në Amerikën Qendrore. Por, disa dokumente zbulojnë se Warner i ka shfrytëzuar këto pagesa për tërheqje “cash”, huadhënie personale dhe për pastrim parash. 72-vjeçari, i cili është akuzuar nga FBI për korrupsion, i mohon të gjitha akuzat, duke mos pranuar të ketë bërë ndonjë gjë të paligjshme.
 
Dokumentet e zbuluara nga BBC tregojnë me detaje tre transferta brenda rrjetit të bëra nga FIFA. Në të treja ato - transaksione të kryera më 4 janar, 1 shkurt dhe 10 mars të vitit 2008, - shuma totale arrin në 10 milionë dollarë. Jack Warner është njëri prej 14 personave të akuzuar nga prokurorët amerikanë të skandalit më të fundit të korrupsionit në FIFA. Departamenti amerikan i Drejtësisë pretendon se 14 individët kanë pranuar ryshfete në vlerën prej rreth 150 milionë dollarë përgjatë një periudhe 24-vjeçare


Redaksia Online
(a.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën