Thellohet skandali në Itali, dyshohet
për 5 ndeshje të trukuara në Serie A

Thellohet skandali në Itali, dyshohet<br />për 5 ndeshje të trukuara në Serie A
Skandali i basteve vazhdon që të tronditë kampionatin italian, teksa nga dita në ditë po merr përmsa akoma më të mëdha.
 
E ndërsa fillimisht kishte akuza për disa ndeshje të trukuara në Serie B, tashmë skandali është thelluar edhe në Serie A. Sipas mediave italiane, ‘La Repubblica’ shkruan se në listë janë dhe 5 ndeshje të Serisë A dhe 11 të tjera të Lega Pro që po hetohen duke u nisur nga shumat që janë vendosur në baste.
 
Ndeshjet e dyshuara janë Frosinone-Milan 2-4, Frosinone – Napoli 1-5, Genoa – Frosinone 4-0, Verona – Frosinone 1-2 dhe Napoli-Frosinone 4-0.
 
Në të gjitha ndeshjet e dyshuara për trukim në Serie A është Frosinone, ndërsa në ndeshjen që tashmë ekipi i rënë në Serie B ka zhvilluar ndaj Napolit po hetohet edhe një karton i kuq që ka marrë në fillim të takimit, Mirko Gori dhe shumë detaje të tjera që mund të çojnë drejt një skandali të ri me përmasa të mëdha.
 
Deri tani janë disa të arrestuar nga policia italiane, ndërsa hetimet vazhdojnë me intensitet të lartë për zbulimin e të gjithë grupit dhe mënyrës se si funksionin.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!