Thellohet skandali në FSHF,
Shehu:Janë 12 shoqata fantazmë

Thellohet skandali në FSHF,<br />Shehu:Janë 12 shoqata fantazmë<br /><br>
Thellohet skandali në Federatën Shqiptare të Futbollit. Gazetari Fation Shehu i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv deklaroi se nuk janë 8 shoqata që nuk janë regjistruar, por 12, pasi edhe 4 shoqatat e tjera ka rezultuar se nuk kanë vendim gjykate. “Janë 12 shoqata që nuk janë regjistruar në gjykatë, jo 8, pasi edhe shoqata e Arbitrave, Trajnerëve, Mjekëve dhe Minifutbollit nuk janë regjistruar.

Ka një falsifikim të jashtëzakonshëm. Është tentuar që këto ditë të krijohen disa shoqata. Është një vjedhje e madhe, janë disa shoqata kontrabandiste
” deklaroi Fation Shehu. Ai shtoi se njëri nga anëtarët e komisionit të verifikimit të asamblesë është kryetari i shoqatës së Futsallit, i cili nuk është i regjistruar as vetë në gjykatë. 

Ndërsa ish-sekretari i FSHF-së, Eduart Prodani ka sqaruar krijimin e shoqatave rajonale të futbollit, të cilat kanë të drejtë vote në zgjedhjet për presidentin e FSHF, por që u zbulua se nuk janë regjistruar në gjykatë.  Për Eduart Prodanin këto shoqata nuk duhet të votojnë në zgjedhjet e 7 shkurtit nëse nuk kanë vendim gjykate, pasi një gjë e tillë do të cenonte procesin. “Ato duhet të jenë në rregull, por unë dorën në zjarr nuk e vendos. Një shoqatë për të qenë në rregull duhet që të zhvillojnë mbledhjet e Asamblesë, organet drejtuese dhe t’i dërgojnë në gjykatë. Federata duhet të verifikojnë këto shoqata.

Shoqatat janë krijuar në 2011 ose 2012 dhe qëllimi ishte të ndihmonin në zhvillimin e futbollit dhe të shërbenin si ura lidhëse me klubet e reja që krijoheshin dhe kampionateve që zhvilloheshin. Se deri atëherë që të merrje pjesë ne kampionat duhet të ishte regjistruar në federatë, që kalonte në disa procedura, ndërkohë krijoheshin klube të reja që donin të merrnin pjesë në kampionate dhe ne gjetëm një zgjidhje.

U konsultuam me UEFA-n dhe vendosëm që të merrje pjesë në kampionate duhet që të regjistroheshe në federatë ose në shoqatën rajonale. Shoqatat janë krijuar sipas statutit. Anomalia e parë është se ata duhet të ishin 12 dhe jo 8, por për arsye financiare. Ndërsa të drejtën e votës ua jep statuti. Këto shoqata nuk duhet që të lejohen që të votojnë nese nuk kane vendim gjykate” deklaroi ai.

Përfaqësuesit e FSHF nuk pranuan që të ishin pjesë e debatit në Report Tv për cështjen e shoqatave që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 7 shkurtit. Ndërsa Gazetari Fation Kodra thotë se në kushtet e krijuara zgjedhjet për Presidentin e ri të FSHF duhet që të shtyhen. “Në këto kushte do të ishte normale të kishte një rishikim të datës së zgjedhjeve”. Ndërsa Prodani shprehet se “Duhet interpretim juridik, pasi zgjedhjet janë pacaktuar”. 

Nga 66 anëtarët e Asamblesë, 54 janë klube futbolli dhe 12 shoqata sportive, të cilat sipas gazetarit Fation Shehu nuk janë të regjistruara. Pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar, por që mund të vendosin për garën që do të zhvillohet në datë 7 shkurt nëse do të votojnë. Mbrëmë Bashkim Fino ka paralajmëruar se nëse përfaqësuesit e këtyre shoqatave do të drejtohen për të votuar do i dërgojë në prokurori, ndërsa shtoi se dosjen e ka bërë gati. 

12 shoqatat e paregjistruara në gjykatë
Shoqata e Trajnerëve
Shoqata e Arbitrave
Shoqata e Minifutbollit
Shoqata e Mjekëve
Shoqata Rajonale Tiranë
Shoqata Rajonale Shkodër
Shoqata Rajonale Lezhë
Shoqata Rajonale Durrës
Shoqata Rajonale Elbasan
Shoqata Rajonale Fier
Shoqata Rajonale Korçë
Shoqata Rajonale Gjirokastër


Anëtarët me të drejtë vote në FSHF (Plus 12 shoqatat nëse do të votojnë)
Ada
Beselidhja
Bilisht Sport
Bylis
FC Besa
FC Gramozi
FC Lushnja
FK Apollonia
FK Dinamo
FK Elbasani
FK Kamza
FK Kelcyra
FK Kukesi
FK Memaliaj
FK Skrapari 2006
FK Sukthi
FK Terbuni
FK Tomori 1923
Flamurtari FC
Iliria
KF Adriatiku Mamurras
KF Burreli
KF Butrinti
KF Delvina
KF Domosdova
KF Egnatia
KF Erzeni
KF Gramshi
KF Laci
KF Maliqi
Fieri
KF Naftetari
KF Pogradeci
KF Pojani
KF Policani
KF Shkumbini
KF Skenderbeu
KF Tepelena
KF Teuta
KF Tirana
KF Turbina
KF Vllaznia
KS Kastrioti
KS Korabi
KS Luftetari
KS Sopoti
KS Vlora
KSSH Veleciku
Luz i Vogel 2008
Olimpik FC
Partizani
Permeti
SHS Albpetrol Patos
SK Himara
Shoqata e Trajnereve
Shoqata e mjekeve sportive
Shoqata e Arbitrave te Futbollit
Shoqata e Futsallit
Shoqata Rajonale Tirane
Shoqata Rajonale Durres
Shoqata Rajonale Shkoder
Shoqata Rajonale Elbasan
Shoqata Rajonale Fier
Shoqata Rajonale Korçe
Shoqata Rajonale Gjirokaster
Shoqata Rajonale Lezhe

 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës