Në fjalimin e tij në gjykatën e Hagës, Rexhep Selimi tha se Serbia nuk e fshehu kurrë qëllimin e saj për të vrarë shqiptarët. Duke pyetur gjykatën sesi duhet të vepronin në kushtet e spastrimit etnik, të largoheshin a të prisnin radhën për t’u vrarë, Selimi tha se UÇK-ja ishte e vetmja zgjidhje. Një ushtri 100% vullnetare e krijuar nga nevoja për mbijetesë.
"Kur Serbia dhe Milosheviçi vrisnin moshatarët e mi, helmonin nxënës e studentë, largonin prindërit tanë nga puna, mbyllnin shkolla e spitale, zbatonin spastrim etnik e gjenocid, çfarë duhet të bënim ne? Të mos reagonim? Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Ne dëgjuam gjeneralin e NATO-s teksa tha, citoj: ‘Milosheviçi më tha se e dimë sesi duhet të sillemi me shqiptarët, duhen vrarë të gjithë’ sepse Serbia kurrë nuk e fshihte qëllimin e saj. Të prisnim radhën për t’u vrarë? Apo të iknim nga vendi e shtëpitë tona? Prandaj duhet të rezistonim. Unë iu bashkova Adem Jasharit. UÇK-ja nuk u krijua nga dëshira, por nevoja. Nuk ishte aventurë, por mbijetesë. Unë isha pjesë e një ushtrie 100% vullnetare, nga njerëz që u detyruan të merrnin armët sepse nuk kishin rrugë tjetër", tha Selimi.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në Hagë, 4 ish-krerët e UÇK-së: Akuzat janë të rënda, ne jemi të pafajshëm! Po kërkoni të rishkruani historinë e Kosovës











