DELVINE- Për shkak te erozionit qe vazhdon prej 3 muajsh, gjatë mbremjes se te martes është rrezuar një qeparis 500-vjeçar, i cili ndodhej në kopshtin e Teqesë. Siç shihet në pamjet ajrore që sjell Report tv, pema ka rëne mbi çatinë e shtëpisë së familjes Shehu. Fatmirësisht Ibrahimi së bashku me bashkëshorten Minereven ishin larguar një ditë tek të afërmit nga rrëshqitjet e vazhdueshme të terrenit.
Minevere Shehu rrëfejnë ngjarjen me lot në sy: Kur pamë që toka lëvizte u larguan ne dhe të nesermen kur u kthyem e gjeten qeparisin të rënë mbi shtëpi! Eshtë shkatërruar gjithccka dhe kemi frikë ta rindërtojmë shtëpinë se terrenit është i paqendrueshëm. Eshtë një tmerr, iku mundi i një jete. Nga Bashkia na thanë do ju strehojmë në një dhomë spitali! Po çfarë duan ne atje? Ne duam të na japin bonus qiraje”.
Ekspertët që u angazhuan nga Bashkia e Delvines vlerësuan se banesa tashmë është e pabanueshme. Familjarët janë sistemuar përkohësisht tek të afërmit derisa të merret një vendim për strehim social. Por problemi nuk përfundon këtu pasi gjithë kodra në periferi të qytetit ka rrezik të lartë nga erozioni. Bashkia kërkon angazhimin e Instititutit të Gjeologjise në Tiranë për të vlerësuar situatën në terren. Po kështu kërkon edhe ndihmën e Emergjencave Civile në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Komente











