PRISHTINË- Këshilli për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile ka zhvilluar takimin e parë themelues, sot në Prishtinë. Ky Këshill do të do të jetë mekanizëm për zbatimin e Strategjisë dhe zhvillimin e bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë. Takimi është bashkë kryesuar nga sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, Fitim Krasniqi, dhe Valdete Idrizi, përfaqësuese e CiviKosit.
"Si një Këshill që ka më shumë anëtarë të Shoqërisë civile se sa të Qeverisë së Kosovës, jam i bindur në suksesin, efikasitetin dhe produktivitetin e tij. Ju siguroj se ky mekanizëm i krijuar nga Qeveria, do të raportoj periodikisht për rrjedhën dhe rezultatet e saja, do kërkojë kontribut nga të gjithë akterët që janë të përfshirë në këtë proces", ka thënë sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi.
Këshilli, është themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e datës 2 prill 2014 dhe është i përbërë nga 29 anëtarë, 14 prej të cilëve janë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 15 anëtarë nga shoqëria civile./ATSH/