Thesari i Skënderbeut, Berisha e Olaynka vlejnë nga 1 milion euro


 
TIRANË, 3 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kualifikimi i Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa Ligë i ka dhënë shkëlqim lojtarëve kampion të Shqipërisë, duke i rritur dhe vlerën në merkato.
Në tre ndeshjet e para të këtij kompeticioni korçarët nuk kanë arritur të marrin asnjë pikë, por nga ana financiare, arka e klubit është "ushqyer" madje dhe në aspektin e aseteve.
Këtë e ka pranuar dhe vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, që ka thënë se nga kualfikimi skuadra ka përfituar diçka më shumë se 6 milionë euro.  Shumë të ardhura pritet të ketë edhe nga transferimi i disa lojtarëve gjatë merkatos së janarit. Ata janë 5 ku veçohen Bernard Berishën ose Piter Olainka. Kartoni i ndonjërit sipas klubit korçar afrohet 1 milionë euro, por pa frikë mund të përfitohen disa qindramijë me këdo.
Ky nuk mund të quhet thjeshtë sezoni i Skënderbeut vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë ekonomik, pasi buxheti i klubit do të rritet shumë. Këto të ardhura, ka bërë të ditur Takaj do të ti shërbejnë klubit për të forcuar sektorin akademik dhe për të rinovuar një skuadër që pritet të humb elementë mjaft cilësor, për shkak dhe të kërkesave të shumta që ata kanë në merkato.
Një gjtë të tillë e ka pranuar dhe Berisha, që tha e në janar do të largohet me 99% nga Skënderbeu

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari