"Thesari", Meksi e Golemi 'çelin'
pyetjen e Këshillit, 5 orë në prokurori

TIRANE - Perreth 3 ore anetarja e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, Ermelinda Meksi i eshte pergjigjur pyetjeve te prokurorit Ramadan Troci ne lidhje me vjedhjen e 713 milione lekeve te rinj nga thesari i shtetit, ndersa menjehere pas saj, eshte marre perreth nje ore e gjysme deshmia e anetares tjeter, Ela Golemi.

Meksi, e cila la e para Prokurorine, ne nje prononcim te shkurter per mediat shprehu bashkepunimin me prokurorine per kete skandal, por kerkoi mirekuptim per faktin se nuk mund te fliste me shume per efekt te hetimeve. Sakaq, Golemi u shpreh pas deshmise se saj, se gjithcka dinte per kete ngjarje e ka deklaruar ne prokuori, por nuk beri asnje detaj publik per mediat.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës pyeten në cilësinë e personit që ka dijeni, teksa deklarimet e tyre do të bashkëngjiten në dosjen hetimore nga ku më pas do të vendoset për arrestimet të cilat Prokuroria ka në plan të finalizojë brenda dyjavëshit të parë të Shtatorit. Pas tyre në ditët në vijim do të pyeten edhe 5 anëtarët e tjerë që përbëjnë Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Golemi mbaron dëshminë: I thash gjithçka dija prokurorit
Ora 14:20
Përreth një orë, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë Ela Golemi ka dhënë dëshminë e saj në përballe prokurorit që po trajton çështjen e vjedhjes së thesarit të shtetit. Në një prononcim fare të shkurtër për mediat, Golemi tha se i ka dëshmuar organit të akuzës gjithçka që ajo di mbi vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit.
 
 “Dëshmova çdo që më pyeti prokurori, kaq mund të them, gjithçka që di i thashe ne prokurori”, u shpreh Golemi.

ela golemi me logo

Meksi lë Prokurorinë: Iu përgjigja ftesës për bashkëpunim, por s’mund të them më shumë




 Ora 12:47 Pas rreth 3 orësh marrje në pyetje, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Ermelinda Meksi ka lënë ambjentet e Prokurorisë së Tiranës. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Meksi kërkoi mirëkuptimin për përgjigjen e shkurtër të saj, në respekt të hetimit.
 
“Iu përgjigja një ftese të Prokurorisë për bashkëpunim lidhur me këtë çështje dhe në respekt të hetimit kërkoj mirëkuptimin tuaj, më shumë se kaq unë nuk mund të them”, tha anëtarja Meksi ndërsa la Prokurorinë e Tiranës.

meksi

meksi me logo
Ne foto: Zonja Meksi duke u larguar me makine nga Prokuroria pas rreth 3 orsesh marrje ne pyetje

Prokurori i Tiranës: Hetimet drejt fundit, asnjë s’do i shmanget pyetjeve
Ora 10:35  Hetimet për mega-skandalin në institucionin më të lartë financiar në vend, atë të vjedhjes së rreth 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit janë drejt përfundimit. Ishte prokurori i Tiranës Petrit Fusha bëri publik për mediat këtë fakt, ndërsa theksoi se këtij hetimi nuk do t’i shmanget askush, duke përfshirë këtu dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Ai tha gjithashtu se po punohet për të gjetur destinacionin se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura nga thesari në Linzë, por edhe të bashkëpunëtorëve të përgjegjësit të arkës stok, Ardian Bitraj, i cili deri më tani ka pranuar se ka kryer i vetëm vjedhjen. Pyetjes së A1 REPORT nëse në përfundim të hetimeve do të  ketë shkarkim të Guvernatorit Fullani, prokurori Fusha tha se në përfundim të tyre do të vendoset për përgjegjësinë.


 
“Do thirren të gjithë personat që kanë dijeni. Vazhdojnë hetimet me intensitet.
Gazetari: A do të kërkohet shkarkimi i guvernatorit Fullani në përfundim të hetimeve? Në përfundim do të gjykojmë dhe do të vendosim për përgjegjësinë.
Gazetari: Kur përfundojnë hetimet? Së shpejti përfundojnë hetim 

Ela Golemi mbërrin në Prokurori
Ora 10:45 Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Ela Golemi, ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës pas anëtares tjetër Ermelinda Meksi për t’u marrë në pyetje në lidhje me vjedhjen e thesarit. 

Edhe ish-inspektorja Teuta Baleta në Prokurori
Kamera e televizionit A1 REPORT ka fiksuar në ambientet e Prokurorisë ish-Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Teuta Baleta. Gjatë ditës së djeshme (e enjte), Baleta raportoi në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me çfarë ndodhte në Bankën e Shqipërisë në kohën që mbante këtë post (2006-2011), ndërsa hodhi akuza mbi drejtuesit e Bankës se kanë heshtuar para pengimit që i bëhej kontrollit financiar në këtë institucion, sipas saj duke i kufizuar inspektorëve informacionet e nevojshme për kryerjen e auditit. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A