SARANDË- Një 39-vjeçar është vënë në pranga pasi theu masën ‘arrest shtëpie’ dhe kreu 4 vjedhje të tjera në Sarandë.

Bëhet fjalë për Andon Qurkun, banues në Sarandë u cili gjatë këtij muaji vodhi disa bizhuteri me vlerë në një banesë, sende me vlerë, shumë parash në një dyqan dhe orendi shtëpiake në një tjetër banesë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Andon Qurku ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja".    

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.