Majlinda Bregu mohon se ka qëndrim ndryshe nga Partia Demokratike për bojkotin e Kuvendit.
Një ditë pasi zonja Bregu publikoi një foto në zyrat e kuvendit, që u cilësua si zbutje e bojkotit, deputetja demokrate thotë për Report Tv se takimi ishte me zv/ministrin e Jashtëm të Estonisë, Matti Maasikas.
Ky takim thotë ajo nuk mund të bëhej në ambjent tjetër veçse në zyrat e kuvendit.
Sipas saj, takimet zyrtare nuk nuk mund të bëhen në lokalet e kryeqytetit dhe se ky nuk është aspak një tregues se ka qëndrim ndryshe nga vendimi i lidershipit demokrat për të vijuar protestën.
Sipas saj edhe në vizitën e Frederica Mogherinit, përfaqësues të grupit parlamentar të PD u takuan në zyrat e Kuvendit me përfaqësuesen lartë të Bashkimit Europian.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com