Theu masat anti-COVID në mitingun e fitores, Rama: E pranoj ishte gabim, kërkoj ndjesë

Theu masat anti-COVID në mitingun e fitores, Rama: E pranoj ishte gabim, kërkoj ndjesë

1619541387_rama6.jpg

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për shkeljen e masave anti-COVID në mitingun e fitores. Ai tha se kjo ishte një faj i organizatorëve, e megjithatë kërkoi ndjesë publike.

"E pranoj që ajo që ndodhi ne në këtë aspekt ishte shkelje e pajustifikueshme për ne dhe për këtë çështje unë kam bërë edhe një komunikmim me organizatorët, se nuk e kuptova pse nuk ishte me karrige dhe distancë, dhe në ato kushte nuk kishte që të ikja se mund ta bëja dhe këtë, në këtë rast ne kemi bërë gabim dhe është kundër rregullave. Jam habitur, se më thanë se formati do jetë si herët e tjera, me karrige, por pastaj pashë që nuk ishin vënë karrige, kërkoj ndjesë publike për këtë që ka ndodhur", tha Rama.

Megjithatë, kryeministri tha se nuk dinte nëse për këtë grumbullim, PS kishte marrë gjobë nga policia. 


Lajmi kryesor:

Rama: Metën do e shkarkojmë me këtë parlament, ka marrë dënimin spektakolar nga populli sovran i Shqipërisë! S'kam vija të kuqe për bashkëpunimin me PD


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon