Theu masën e sigurisë pasi akuzohet për disa vjedhje, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

Theu masën e sigurisë pasi akuzohet për disa vjedhje, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

Një 19-vjeçar i dyshuar për disa vjedhje në qytetin e Elbasanit është arrestuar nga policia pasi ka thyer masën e sigurisë së vendosur nga gjykata e rrethit 'arrest me burg'.

Në bazë të informacioneve të marra policia ka dyshuar se 19-vjeçari O. Sh nuk e zbatonte urdhrin e gjykatës dhe pas kontrrolleve e ka arrestuar në flagrancë teksa lëvizte dhe nuk ishte në shtëpi.

19-vjeçari, i cili është banues në fshatin Mengël të Elbasanit dyshohet se është autori i dy vjedhjeve të kryera gjatë muajit qershor. Konkretisht me datë 27 dyshohet se ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit K. M., ku ka marrë mallra të ndryshme me vlerë 20.000 lekë.

Po ashtu me datë 17 në fshatin Mengël dyshohet se ka tentuar të vjedhë në magazinën në pronësi të shtetasit P. D. Tani 19-vjeçari do të përballet në gjykatë me të paktën tre akuza.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave