Theu rekordin 30 vjeçar të Gogunjës
Alban Hoxha shpallet më i miri i 2014

Theu rekordin 30 vjeçar të Gogunjës<br />Alban Hoxha shpallet më i miri i 2014
Alban Hoxha është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga Federata Shqiptare e Futbollit në mbrëmjen gala që u zhvillua dje në Durrës. Të ftuar nga FSHF ishin një numër i madh personalitetesh nga sporti, politika, arti dhe kultura. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka uruar të pranishmit për punën e bërë në vitin që lamë pas, ndërsa ka kërkuar më shumë punë në vitin që po vjen dhe përkushtim nga të gjithë për rritjen e cilësisë së futbollit. Pas falënderimeve radhën e kanë pasur protagonistët për të marrë çmimet. FSHF ka përzgjedhur si lojtarin më të mirë të edicionit, portierin e ekipit të Partizanit dhe ekipit kombëtar të futbollit, Alban Hoxha.

‘Gardiani’ i ‘demave të kuq’ arriti që të thyente rekordin e Bujar Gogunjës për minutat që ka mbajtur rrjetën të paprekur. Në javën e 16 Alban Hoxha në humbjen 0-1 në Vlorë me Flamurtarin theu rekordin e mbajtjes pa prekur të rrjetës për plot 1084 minuta. Rekordin e mëparshëm me 1037 minuta e mbante portieri kampion me Labinotin e Elbasanit, sot Elbasani 30 vjet më parë Bujar Gogunja në 1983-1984. Alban Hoxha e ka rekordin jo në 12 ndeshje radhazi, sepse për shkak të humbjes së bashkëshortes pas lindjes së djalit, nuk luajti në Korçë 0-3 ndaj Skënderbeut dhe me Kukësin 2-0. Megjithatë kjo nuk i heq asnjë meritë portierit të Partizanit që shumë shpejt mund të kthehet edhe në numrin një të portës së kombëtares duke rivalizuar denjësisht me Etrit Berishën. Gjithashtu gjatë mbrëmjes së djeshme është dekoruar edhe ekipi kombëtar Shpresa i viteve 84’ dhe Niko Bespalla.

Veterani futbollit Niko Bespalla është një nga figurat më të spikatura në qytetin e Durrësit dhe gjithë Shqipërinë për gjuajtjet e forta nga distanca që shumë herë kanë të surprizuar kundërshtarët. Theksojmë që të pranishëm në mbrëmjen gala kanë qenë edhe trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, De Biasi dhe lojtarë të ekipit përfaqësues. Mbrëmja ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit