Theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi punonjësin, pranga autorit! Po i kërkonte sekretari llogari për një çështje gjyqësore

TIRANË- Mbrëmjen sotme, kur kanë kaluar rreth 10 orë, është arrestuari qytetari i cili mëngjesin e sotëm theu xhamin e Prokurorisë dhe goditi punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve.

Në pranga ka rënë K.SH.,39 vjeç, ku sipas informacioneve të marra ai po i kërkonte sekretarit llogari për çështjen e tij ligjore. Lajmi është bërë i ditur nga vetë zyrtarët e Policisë.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrim i pronës" të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen