Kualifikimi i PSG-së në finalen e Champions League nxorri në pah cilësitë e padiskutueshme të dyshes Kvicha Kvaratskhelia dhe Ousmane Dembele. Gjeorgjiani asistoi për francezin dhe 'Topi i Artë' në fuqi nuk e pati të vështirë të mposhtte Neuer, me golin që ishte deçiziv për kalimin e të tijve në finale. Pas ndeshjes, një legjendë si Thierry Henry vlerësoi dyshen e PSG-së.
“Kjo dyshe është një makth për çdo mbrojtje kur ke dy anësorë të aftë të të shkatërrojnë në mënyra të ndryshme”, deklaroi Henry për CBS Sports. Ish-sulmuesi i Arsenalit veçoi golin si shembullin perfekt të bashkëpunimit mes tyre.
Kvaratskhelia fitoi topin, sulmoi dhe dha një pasim perfekt për Dembele që të shënonte në minutën e tretë. Ai gol i hershëm praktikisht vendosi barazimin.
Njëri i shpërqendron mbrojtësit, ndërsa tjetri shfrytëzon hapësirën, është spektakël i pastër. Dembele është klinik para portës, ndërsa Kvaratskhelia krijon kaos me driblimet dhe vizionin e tij”, tha Henry.
Lajmi kryesor:
PSG eliminoi Bayernin dhe siguroi finalen e Championsit, Enrique: Një dhuratë për të gjithë tifozët! Kompany: Luajtëm si të barabartë, e provojmë sërish







