Ish-bashkëshorti i këngëtares Eneda Tarifa, Erjon Zaloshnja me anë të një statusi në Facebook ka ngritur problemin e parkingjeve në qytetin e Tiranës.
Në statusin e tij Zaloshnja shkruan se me makinë nuk dilet më në Tiranë pasi nëse largohesh 2 minuta nga mjeti shfaqet polici dhe të vendos gjobë.
Nuk lejohet gjëkundi më të parkosh. Kur gjen ndonjë parkim privat me 1 mijë lekë të duket parajsë. Pronarët e parkingjeve private janë trashur nga dhjami abuziv.
![]()
Erjon Zaloshnja, muzikant
Në fund muzikanti shkruan se kjo po e kthen Tiranën në diktaturë dhe se kështu nuk është mirë pasi popullit po i shkon thika në kockë.
/Shqiptarja.com
Komento
Komente
