Thirrja e arkeologut/ Jani Koçillari: Historia ilire lihet ne harresë, pak njihet edhe në botë

Jani Koçillari, një arkeolog që ka ikur që në moshën 8-vjeçare nga Durrësi drejt Italisë, dhe u shkollua në universitetet e vendit fqinj, u rrit me sytë nga trashëgimia kulturore e atdheut të tij. Autori i librave “Epiri dhe Aleksandër Molosi”, “Qeramika me figura të kuqe në Shqipëri, prodhimet dhe importet” dhe i disa studimeve të tjera rreth botës ilirike, rikthehet këtë verë në Durrës për të vijuar me të tjera projekte. Arkeologu bënë thirrje që historia ilire të mos lihet në harresë. “Nuk njihet shumë Iliria:, tha Jani Koçillari ndër të tjera në një intervistë për Report TV. 

Pas ’90-s, rëndom paskemi menduar se mungesa e ekspeditave arkeologjike në sitet ilire është përmbushur me misionet që vijnë nga Franca, Italia apo Amerika..! Po cilat janë në të vërtetë rezultatet e këtyre misioneve arkeologjike.

“Kur vijnë ekipet e huaja, ose studiuesit e huaj në Shqipëri, bëjnë punën e tyre dhe shpeshherë ikin. Ata studiojnë vetëm atë se çfarë ka nga kultura e tyre në këtë vend. Nuk e njohin kulturën ilire.”, deklaron Koçillari. 

Arkeologu Koçilari thotë se mbretërit ilirë dhe kultura ilire ishin dominues rreth 2300 apo 2400 vjet më parë….

“Këtë e thotë edhe Polibi, edhe Tit Livi: tek oborri politik i Gentit flitej gjuha ilire. Edhe Maqedonia ka pasur kulturën ilire, që ishte ajo që mbizotëronte mbi të gjitha të tjerat. Vetë Aleksandri i Madh dhe motrat e tij janë edukuar sipas traditës ilire. Më vonë Fillipi II ka thirrur në oborrin e tij edhe filozofë e dijetarë të huaj dhe kështu kultura nisi të merrte edhe elementë të tjerë. 
Olimpia (motra e Aleksandër Molosit dhe nëna e Aleksandërit të Madh) , ka qenë një vajzë, një grua, një mbretëreshë politike. Ka qenë gjithmonë një figurë politike, ashtu siç ka qenë Teuta. “,
tha arkeologu Koçillari

Si qëndrojnë në raport me të vërtetën historike Epiri dhe një mbret ilir si Aleksandër Molosi që forcoi pikërisht Lidhjen Epiriote.

“Nga studiuesit, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ata të huaj ky,  (Aleksandër Molosi), njihet më shumë si një kalorës që ndërhyn në Italinë e Jugut, i thirrur nga Taratnto. Unë iu referohem të gjitha burimeve literaterale që janë të asaj periudhe, që nga Aristoteli, Justini, Straboni, Tit Livi, që flasin për Aleksandër Molosin, që kishet një famë homerike. Sepse gjëja me rëndësishme për historianët romakë të kohës, është se ky është ai që lidhet me Romën. Dhe Roma në historinë e vet ka kërkuar gjithmonë, në atë periudhë, një lidhje me familjen kryesore të asaj periudhë, që ishte familja e Aleksandërit të Madh.  

A e dimë të gjithë që Epiri nuk është grek, siç pretendohet nga klanet nacionaliste. 

“Se Epiri vjen nga terminologjia greke që do të thotë Aperios (përballë). Ishte ky emër që ua jepnin banorët e Korfuzit (Korkyras),se e atyre ka qenë kolonia. Këtë emër ua jepnin banorëve që ishin në anën tjetër, përballë tyre dhe kështu thërriteshin me termin teknik grek Aperios. Dhe ngeli kështu për të gjithë fushën. Por, sesi epirotët e thërrisin vetvete deri më sot, më 2019-n, nuk e kemi akoma idenë. Jemi të sigurt vetëm sesi thirreshin ilirët... 
Kanë qenë shumë imperatorë ilirë që vinin nga Iliria dhe erdhën në fuqi të Romës. Nga zonat e qytet-shteteve greke nuk erdhi asnjë në fuqi të Romës, edhe pse ata (grekët përhapën kulturën e tyre, dhe këtë nuk duhet ta mohojmë”,
theksoi arkeologu Jani Koçillari.

Jani Koçillari është vlerësuar nga arkeologët shqiptarë surprizues për hulumtimet e tij në gjurmët ilire me impakt në kulturën botërore. Aktualisht po punon me materialet arkeologjike, duke u bërë një mesazher i dy kulturave romake dhe ilire, që bashkëvepruan fuqishëm, por për fat të keq për këtë të fundit po flitet gjithmonë e më pak...

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliria e bashkuar: 29/08/2019 08:00

    Leka me tradite ilire ? Por ai eshte puro Ilir apo Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja