Thirrja e ipeshkvit për të rinjtë ditën e Shën Valentinit: Ju lutem mos ikni! Ejani të gëzojmë Shqipërinë
Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta
Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ditën e Shën Valentinit ka një apel për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të mos largohen nga vendi duke lënë shtëpitë e pabanuara e qytetet fantazmë. Atyre që janë jashtë, ai u bën thirrje që të rikthehen në vendin e tyre, pasi sipas tij gjërat do të ndryshojnë nëse bëhemi bashkë të gjithë.
Postimi i plotë i Dom Gjergj Metës
Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani!
E di se dikujt nuk i pelqen te degjoje perseri nga goja ime fjalet qe do them. Mund t'i duken të mërzitshme e bajate.
Por dua t'ju them nga thellësia e zemrës:
Mos ikni më nga Shqipëria! Ju lutem mos ikni! Mos t'i lejmë djerr tokat e shkret bjeshkët. Mos t'i lemë shtëpitë e pabanuara e qytetet fantazma. Mos të çrrënjosemi se nuk kemi ku ngulim rrënjë më. Këtu jemi dikushi e diku tjetër nuk jemi askushi. Në fund të fundit mos ta flakim tej historinë e familjeve e fiseve tona.
Edhe atyre që janë jashtë u them: ejani! Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë. Ne mund t'i ndryshojmë gjërat. Kthehuni e t'i banojmë edhe një herë fshatrat e qytezat tona. Keni punuar e po punoni. Ndër vite keni ndërtuar shtëpi këtu e tani i keni lënë bosh me ndonjë të moshuar brenda, por që nuk do të jetojë shumë. Kemi përgjegjësi për këtë vend e jo vetëm për vete e për familjet tona. Sa trishtim janë fshatrat tonë, lagjet e qytezat tona kur sheh se janë zbrazur apo me njerëz që duan të ikin.
Ta bëjmë Shqipërinë t'i gëzohet pranisë tonë si nëna fmijëve të saj.
Uroj më të mirat për ju të gjithë e i lutem Zotit për familjet tuaja! E shpresoj se do të tingëllojë sadopak në zemrat tuaja kjo fjalë.
Mbrëmje të bukur!
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dom Gjergj Meta: Mos jeto jetët e të tjerëve, bano jetën tënde
7 Qershor 2024, 21:09
-
Lezhë/ Mbahen homazhe për Motër Roza Sykun në Kishën e Tales, e cila ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare
8 Mars 2024, 18:19
-
Rrëshen, Rama viziton shkollën profesionale! Batuta me Dom Gjergjin: Ogur i mirë kur vijmë ne! Bien kambanat
3 Mars 2024, 13:51
-
Mirditë, rrënohet kisha e 'Shën Mitrit' në Bukmirë! Banorët kërkojnë rindërtimin e objektit 800-vjeçar
16 Shkurt 2024, 16:19
-
Reperi shqiptar, Fero: Të mos festohet Shën Valentini, nuk është festë islame
14 Shkurt 2024, 17:17
-
Si festohet Shën Valentini në Tiranë, nga dhuratat te udhëtimet! Historia e çiftit Xhagjika, 40 vite të martuar: Gjithçka nisi te Pallati i Kulturës
14 Shkurt 2024, 16:15
-
Shën Valentini në Tiranë, dy çifte celebrojnë martesën në Liqenin e Çerkezës
14 Shkurt 2024, 14:50
-
VIDEO/‘Përjetësisht e jemja’, Bashkia Shkodër surprizon për ditën e Dashurisë
14 Shkurt 2024, 11:48
-
FOTOT/ Sot dita e Shën Valentinit....Tirana dhuron dashuri, mbushet me zemra të kuqe
14 Shkurt 2024, 08:24
-
Dom Gjergj Meta: Mungesa e narrativës së besueshme në kronikën e zezë
12 Shkurt 2024, 21:56
-
Tre shenjat e horoskopit që kanë shanse ta festojnë me ish-in Shën Valentinin
12 Shkurt 2024, 07:41
-
10 filmat më të mirë për t’u parë në ditën e Shën Valentinit
5 Shkurt 2024, 09:11
Hoxhallaret e prifterinjve e prifterinjte e hoxhallareve e kanë në terezi. Roli i kishes dhe xhamise eshte te ushqeje popullin. Pse nuk i strehuan njerezit e prekur nga termeti në kisha e xhamira?
PërgjigjuI nderuar zoti Meta, ben mire qe i ben thirrje te rinjve te qendrojne ketu por realiteti eshte shum e i hidhur. Ju nuk e dini se si ndihet nje prind qe i sheh femijet e tij te rritur e te shkolluar te papune, qe pas perpjekjeve per te mbaruar shkollen ne mes te cakenjve qe nuk te japin provime pa para, vazhdojne te ushqehen me pensionin e prinderve, se nuk kane pune. NUK KA PUNE, NUK KA SHPRESE.
PërgjigjuAta pese leke qe i keni,mi dhuroni mua.Se keta politikanet Miliardere,sjapin asnje leke... Zoti na ndimofte ,,edhe pse me barkun boshe,,jemi mesuar ..
Përgjigju