Thirrja e kryeministrit spanjoll për punonjësit e administratës: Mos mbani kollare! Kursejmë energji

Thirrja e kryeministrit spanjoll për punonjësit e administratës: Mos mbani kollare! Kursejmë energji

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez u ka kërkuar ministrave të tij dhe punonjësve të sektorit privat që të shmangin përdorimin e kravatës për të shpenzuar më pak energji elektrike. Ai kishte dashur ta vinte në dukje ‘kërkesën’ duke shkuar madje dhe vetë pa kravatë.

Kryeministri Sanchez donte të dërgonte një mesazh për kursimin e energjisë, pasi mos mbajtja e kravatës do t’i mundësonte njerëzit të jenë më freskët dhe për rrjedhojë do të uleshin kostot e energjisë për shkak të mos përdorimit të kondicionerit.

 “Dhe para se të mbaroj, do të doja të shihni se nuk kam kravatë, kjo do të thotë se të gjithë mund të kursejmë edhe nga pikëpamja energjetike dhe i kam kërkuar ministrave, të gjithë zyrtarëve publikë dhe sektorit privat, nëse nuk e kanë bërë tashmë, që kur nuk është e nevojshme, të mos mbajnë kravatë, sepse në këtë mënyrë do të përballemi edhe me kursimin e energjisë që është aq i nevojshëm në vendin tonë”, tha kryeministri.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës