Ilir Meta: Porti i Durrësit, aferë korruptive! Qyteti nën presionin e mafies, jemi dëshmitarë të 'importit të bananeve'

Në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës, Ilir Meta u ndal te Porti i qytetit btregdetar duke thënë se është aferë korruptive pasi nuk përfiton asnjë sipërmarrës i ndershëm si dhe thekson se nuk sjell asnjë ndikim në ekonomi. Duke iu referuar termit 'investitor strategjikë', Meta thotë se është shpikur nga vetë kryeministri me qëllimi që t'iu japë njerëzve asetet më të mira publike.

Ndër të tjera, Meta u shpreh se Durrësi është nën presionin e mafies dhe me ironi thotë se të gjithë janë dëshmitarë të importit të suksesshëm të bananeve. Për këtë i referohet pikërisht rasteve të kontejnerëve me banane, brenda të cilave shpesh herë gjenden sasi të konsiderueshme kokaine që kanë destinacion vendin tonë ose përdorin Shqipërinsë si tranzit.

"Kemi aferën e portit që do ta quaja unë, një aferë që është kundërshtuar nga opinionin për shkak të transparencës, por edhe nga BE sepse bie në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizimit associmit. Në zgjedhje Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri një presion të jashtëzakonshëm të mafies qeveritare dhe grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë dhe Durrësin nën pushtetin e tyre të frikësimit, korrupsionit, drogës, që jemi dëshmitarë të gjithë për suksesin e jashtëzakonshëm të importit të bananeve", tha Meta. 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është mbledhur në takim me strukturat e partisë në Durrës, ku ka bërë thirrje që të rritet forca reaguese shqiptare. Teksa thekson se Durrësi është viktimë e vjedhjeve përmes investimeve dhe bën krahasim të çmimeve me Kosovën, Meta thotë se qytetarët duhet të bëhen bashkë për të rritur kapacitetet investiguese. Ndër të tjera, vijoi me thirrjet se qeveria e Ramës do të fundoset pasi sipas tij është e zhytur në skandale.

“Në këtë drejtim, unë ju ftoj të gjithëve ju këtu, të rrisim forcën reaguese shqiptare. Të rrisim kapacitetet investiguese, që duan funksionimin e shtetit ligjor. T’u japim besim dhe forcë të gjithëve që të denoncojnë çdo padrejtësi, falsifikim kudo që ndodh. Edhe me një vesë të lehtë përmbytet. Jeni dëshmitar se çfarë ndodh, edhe pse janë bërë gjoja investime. Janë bërë investime për të vjedhur dhe jo për të zgjidhur problemet. Durrësi është një viktimë e madhe e këtij abuzimi”, tha Meta.

Në përfundim tha se ftesa e tij më e sinqertë është të hapen sa më shumë dhe të afrojnë njerëz që duan të jenë pjesë e këtij ndryshimi.

“Siç do ta realizojmë referendumin, jemi dhe do realizojmë referendum brenda PL sa herë të kërkohet nga një pjesë e caktuar e strukturave apo PL, duam pjesëmarrje reale”, tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
Meta: Durrësi është nën presionin e grupeve mafioze, jemi dëshmitarë për suksesin e 'importit të bananeve'

 

Ilir Meta, në takimin me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në Durrës u ndal tek importi i bananeve dhe rastet e shumta ku është zbuluar se fshihej kokainë në kontenierët me banane që vijnë në port. Ndër të tjera theksoi se Durrësi është viktimë e korrupsionit dhe ndodhet nën presionin e grupeve mafioze.

“Në zgjedhje Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri një presion të jashtëzakonshëm të mafies qeveritare dhe grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë dhe Durrësin nën pushtetin e tyre të frikësimit, korrupsionit, drogës, që jemi dëshmitarë të gjithë për suksesin e jashtëzakonshëm të importit të bananeve.

Unë besoj që Durrësi që është viktima e dytë më e madhe e korrupsionit, betonizimit, pastrimit të parave pas Tiranës Ka shumë arsye jo vetëm për të reaguar, për të zgjuar qytetarinë, për të mbrojtur komunitetin, familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është qytet që ka vuajtur nga një pasiguri e madhe. Ne e dimë se pasojat e tërmetit erdhën nga korrupsioni. E dinimin që Durrësi është rajon me probleme serioze nga pikëpamja sizmiologjike. Ne e dimë që një pjesë e ndërtesave që u shkatërruan, dhe për fat të keq pati viktima, erdhi si pasojë e korrupsionit”, tha Meta.

Ora 19:20
Meta: Porti i Durrësit, aferë korruptive! Shpikën investitorë strategjikë për të marrë asetet më të mira publike

 

Nga qyteti i Durrësit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza për ndërtimin e Portit të Durrësit, sipas së cilit është një aferë korruptive e që thotë se nuk përfitojnë qytetarët e Durrësit dhe as ekonomia e Durrësit. Për Metën, Rama ka shpikur termin ‘investitor strategjikë’, për t’iu dhënë njerëzve krah tij për të marrë asetet më të mira publike.

 “Ju e dini sa po vuajnë sipërmarrësit e ndershëm në Durrës dhe gjithë Shqipërinë dhe shikoni si papritur shpiken investitorë strategjike duke marrë asetet më të mira publike dhe falë vendimeve selektive, favorizuese në dëm të konkurrencës nga vetë qeveria dhe kryeministri.

Kemi aferën e portit që do ta quaja unë, një aferë që është kundërshtuar nga opinionin për shkak të transparencës, por edhe nga BE sepse bie në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizimit associmit. Kjo marrëveshje bën të Qartë që të gjitha marrëveshjet e tilla duhet të bëhen në bazë të konkurrencës dhe jo eliminimit të konkurrencës

Këtu kemi të bëjmë me një aferë shumë të qartë, me një arrogancë dhe brutalitet nga i cili nuk përfitojnë qytetarët e Durrësit dhe as ekonomia e Durrësit. I ftoj qytetarët që të jenë të kujdesshëm”, tha Meta.

A.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/08/2022 04:07

    Rama ka bere gabim qe s'i ka bere ortake ne port Drini Kryemadhin,Shkelzenin,apo Jamarberin.Parate qe kane keta gati per investim,nuk duheshin percmuar nga shteti.C'jane sauditet,perpara /investitoreve strategjike/ te PD e PL?!

    Përgjigju
  • A. N.: 11/08/2022 23:58

    Te pakten bananet duhet te ishin me lire se kudo tjeter nderkohe qe edhe me ato abuzohet ne cmim.

    Përgjigju
  • Vini re vinire: 11/08/2022 23:10

    Ju flet Ilir Metmutii hajduti

    Përgjigju
  • Fadili: 11/08/2022 20:42

    Tani u kujtove per Durresin ti tironc venali !!

    Përgjigju
  • Lali: 11/08/2022 20:31

    ç'far ka Like floriri qe eshte nxehur kaq shum.

    Përgjigju
  • Klodian: 11/08/2022 19:31

    Ik o like na le rehat

    Përgjigju
  • Enejd: 11/08/2022 19:31

    Kush do tmarri ty per baz me idiotlliqet e tua m

    Përgjigju
  • Andja: 11/08/2022 19:31

    Po ku jeton ky qe shef keshtu filmash se u be kohe durresi ska pasur aktivitet te larte kriminal

    Përgjigju
  • Arbi: 11/08/2022 19:30

    Ja se kemi ilirin qe do na zgjidhi te gjithe hallet ne kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë