Thirrja në SPAK e Metës për aferën ‘CEZ-DIA’, Spahiu: Dosja më e vështirë penale për të! E kanë fundosur bashkëpunëtorët e tij! Ja çfarë zbuloi Dritan Prifti

Thirrja në SPAK e Metës për aferën ‘CEZ-DIA’, Spahiu: Dosja më e vështirë penale për të! E kanë fundosur bashkëpunëtorët e tij! Ja çfarë zbuloi Dritan Prifti

Kreshnik Spahiu, Ilir Meta

Juristi Kreshnik Spahiu ka zbuluar detaje të reja lidhur me dosjen e njohur si afera ‘CEZ-DIA’ për të cilën u thirr për të dëshmuar në SPAK edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Në një intervistë për gazetën ‘SOT’, ai tha se kjo ishte dosja më e vështirë penale për Metën pasi të gjitha provat janë marrë nga ato çfarë kanë dëshmuar bashkëpunëtorë të tij, si ish ministri Dritan Prifti. 

“Nuk ishte surprizë thirrja e Metës në SPAK, sepse dosjet penale që lidhen me Ilir Metën janë të zhvendosura në kohë, duke mos përfituar dot nga afati i parashkrimit ligjor, që do të thotë se nëse për zyrtarët e tjerë, të cilët kanë kryer korrupsion afati 10-vjeçar e pengon procedimin penale, për Ilir Metën në rastet konkrete bëhet përjashtim sepse në dosjen në fjalë kemi të bëjmë me një procedim të nisur dhe se ka pasur imunitet si President i Republikës. Prokuroria për herë të parë ka bërë një bilanc dhe ai është ai që ka më shumë dosje dhe janë rreth 5 dosje, nga lobimi në SHBA, CEZ verifikimi i pasurisë, kallëzimi për një koncesion që është bërë nga një gazetar. Ai është thirrur për ato që është i akuzuar dhe në historinë e vendit nuk ka ndonjë politikan që të ketë dhjetëra dosje që të akuzohet për vepra të ndryshme. Kjo është çështja më e vështirë penale sepse të gjitha provat janë marr ose e kanë akuzuar ata që kanë qenë bashkëpunëtor të tij. Një ndër ta ka qenë edhe Dritan Prifti, ministri i LSI, i cili ka deklaruar se Meta ka udhëtuar në Çeki dhe ka lobuar që kontrata e DIA-s të nënshkruhej me Kastriot Ismailaj”-tha juristi. 

Mes të tjerash, Spahiu tha se në vitin 2015, Meta kishte kërcënuar ish kryeministrin Sali Berisha pasi ky i fundit dëshmoi për këtë çështje dhe votoi pro për ngritjen e komisionit hetimor të posaçëm. Asokohe Meta iu përgjigj Berishës në Kuvend duke i thënë se njëherë kishte thënë dorëheqje për djalin e tij dhe se nuk do e bënte sërish. Spahiu shkoi më tej duke thënë se me deklaratën e tij pasi doli nga SPAK, Meta e kërcënoi sërish Berishën duke thënë se ai personalisht nuk e kishte hedhur firmën. 

“Po ashtu, një tjetër person është edhe vetë Berisha që ka kërkuar ngritjen e komisionit dhe Meta e kërcënoi Berishën. Ilir Meta deklaroi se nuk e ka hedhur ai firmën dhe unë e lexoj se nga përgjegjësi individuale ai e shpërndau përgjegjësinë edhe me persona të tjerë”- u shpreh Spahiu. 

Në 22 shkurt, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit në SPAK ku për më shumë se 3 orë u mor në pyetje për aferën 'CEZ-DIA' që njihet si një histori privatizimi që i kushtoi shtetit një dëm prej 414 milionë eurosh. Meta është akuzuar vazhdimisht se ka përfituar miliona nga kjo aferë, sidomos me lidhjet me Kastriot Ismailajn, administrator i DIA dhe i dënuar më parë nga gjykata. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vini: 28/02/2023 17:40

    Mashtrimet tuaja skane fund najhere

    Përgjigju
  • Ani: 28/02/2023 17:39

    Vendin ne burg e ke ti o meta

    Përgjigju
  • Leka: 28/02/2023 17:16

    Se ca bejne keto asnje si merr vesh,njeri me mashtrus se tjetri

    Përgjigju
  • Bujar: 28/02/2023 17:14

    tani e merni vesh qe ky eshte krimineli me i madh i vendit

    Përgjigju
  • Lisa: 28/02/2023 17:08

    Po te vjen dita o meta,do paguash per te gjitha krimet qe ke bere.

    Përgjigju
  • Goni: 28/02/2023 17:07

    Meta dhe Saliu kriminelat me te mdhenj ne Shqipri!!

    Përgjigju
  • Ani: 28/02/2023 17:05

    Po i vjen fundi kriminelit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!