VIDEO/ Ilir Meta 3 orë në SPAK, pyetet për aferën CEZ-DIA! Ish drejtuesi i LRI ‘bashkëpunëtor i drejtësisë’? Kreu i PL: Mashtrues ordiner, s’kam asnjë lidhje

Pak më shumë se 3 orë është marrë në pyetje në SPAK kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Për 180 minuta Meta ka dhënë përgjigje për çdo lidhje me aferën CEZ-DIA, një histori privatizimi dhe abuzimi që i kushtoi vendit 414 milionë euro dëm.

Meta është akuzuar vazhdimisht se ka përfituar miliona nga kjo aferë, sidomos me lidhjet me Kastriot Ismailajn, administrator i DIA dhe i dënuar më parë nga gjykata, por së fundmi një dëshmi e Elvis Matës, një ish drejtor në DIA dhe ish drejtues i LRI-së në vitin 2005, mund t'i ketë qartësuar gjërat për prokurorët e SPAK.

Burime bëjnë me dije se Mata mund të jetë bërë 'bashkëpunëtor i drejtësisë'.  Vetë Meta e quajti 'mashtrues ordiner, të cilin LSI e ka përjashtuar që në vitin 2005'.

 “Pa asnjë diskutim, nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta në çdo lloj detyre të ketë favorizuar ndonjë kompani. Faktet tregojnë qartë se Ilir Meta ka mbrojtur vetëm interesin publik. Bashkëpunëtor dihet se kush është! Fuga. Ai bën portalet dhe ata bëjnë kallëzimet. Mund t’ju them se përgjigjen më të shkurtër e kam dhënë për këtë person, mashtrues, të përzënë nga LRI që në 2004-2005 (Matën). Kushdo që ka probleme me drejtësinë, mund të marr status. Është i autorizuar SPAK që ta përdorë përgjigjen time, gjithçka është mashtrim ordiner. Këtu janë mal dosjet dhe kallëzimet e bëra, edhe nga unë. Për mld euro që i kushtojnë qytetarëve shqiptarë dhe shumë të tjerëve dëme”, tha Meta.

Ilir Meta u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. Ai tha se SPAK riaktivizohet sa herë ‘Rilindja’ sipas tij është në krizë. Për kreun e Partisë së Lirisë nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta në çfarëdolloj detyre të ketë favorizuar këdo.

“Endri Fuga bën portalet, portalet krijojnë shqetësimin e arsyeshëm dhe lindin çështjet”, tha Meta.

Meta akuzoi Partinë Socialiste se e përdor këtë çështje, në favor sa herë gjendet në vështirësi dhe krizë.

“Nuk është përgjegjësia ime që keni pritur këtu disa orë është një çështje shumë e përsëritur dhe aktivizohet sa herë që rilindja është në krizë

Në daljen e tij para gazetarëve, Meta u pyet dhe nëse ka frikë nëse ka hedhur ndonjë firmë që mund ta çojë në burg.

"Mos more”, u përgjigj shkurt ai.

Në prill të vitit 2022, SPAK ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Arben Kraja dhe Altin Dumani po ndjekin këtë hetim, ndërsa kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn, i dënuar me 11 vite burg. Rihpaja e hetimit erdhi pas një kallëziimi në SPAK nga Partia Socialiste. 

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Në fund të vitit 2015, Ministria e Energjisë dhe Industrisë që drejtohej nga Damian Gjiknuri, kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish ministrat (Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj) dhe ish drejtorët e Berishës për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe shkelje, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve dhe njohjen e borxhit të keq.

Por Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar në atë kohë nga Adriatik Llalla, i emërruar nga Berisha dhe Meta, sot i shpallur non grata nga SHBA dhe i dënuar në mungesë me 2 vite burg për fshehje të pasurisë, e mbylli dosjen me arsyetimin se procedura e privatizimit të OSSH nga qeveria Berisha ishte në përputhje me ligjin. Pavarësisht ankimimit nga socialistët, Gjykata e lartë konfirmoi mbylljen e dosjes nga një trupë gjykuese që sot vetëm njëri prej tyre nuk u dogj në vetting. 

Më tej, Kuvendi i Shqipërisë dhe juristi i CEZ Romeo Kara referuan edhe dy dosje të tjera në Prokurori, me prova të reja, ndërsa si të kallëzuar u shtuan Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe sekseri kryesor Nuel Kalaj. Të dyja dosjet u mbyllën! Në 2016-ën socialistët ngritën një komision hetimor përmes të cilit i kërkuan prokirorisë të hetojë Berishën dhe djalin e tij si persona përgjegjës për privatizimin abuziv të OSSH, por gjithçka kaloi në heshtje nga drejtësia e kohës.

Dënimi i Kastriot Ismailajt dhe lidhja me Metën
Për dosjen e CEZ-DIA është dënuar me 11 vite burg Kastriot Ismailaj, administrator i kompanisë DIA. Vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta dyshohet se i ka kërkuar Kastriot Ismailajt 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Jozef Hejsek ka deklaruar më parë se ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka deklaruar Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve.

Kastriot Ismailaj është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove. Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Ai u arrestua në 12 maj të vitit 2015 nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policinë e Shtetit për veprën e mashtrimit në shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë. Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete. Sipas burimeve nga prokuroria, bëhet fjalë për shuma financiare që ka dyshime të forta se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP në Shqipëri, pasi kjo kompani fantazmë nuk ka kryer as vjeljen e borxheve të “CEZ Shpërndarje”, për të justifikuar transfertat, aq më tepër që shuma e transferta është shumë më e madhe se 5 milionë euro.
 Kastriot Ismailaj, nën “maskën” e marrëveshjes me kompaninë çeke, “CEZ Shpërndarja”, për mbledhjen e borxheve kreu mbi 100 transaksione bankare, para këto që kanë qenë të personave të rrethit shoqëror të tij. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
3 orë në SPAK/ A keni frikë për ndonjë firmë që mund t’iu çojë në burg? Meta: Mos more

1677071580_dbhfgh.JPG

Gjatë prononcimit për mediat pas tri orëve pyetje në SPAK,  Meta u pyet dhe nëse ka frikë nëse ka hedhur ndonjë firmë që mund ta çojë në burg.

Keni frikë për ndonjë firmë që mund të sjellë arrestimin tuaj?

"Mos more! Unë kujtova se hetimi lidhej me denoncimet e mia për korrupsionin që është evident. Ta dinit do të vinit? Po patjetër, do të vija për çdo gjë. Unë mendoj që është zbardhur dhe është një proces fare absurd." - tha Meta.

Ora 13:41
Një ish drejtues i LRI mund të jetë ‘bashkëpunëtor i drejtësisë’ për CEZ-DIA, Meta: Mashtrues, ne e përjashtuam

 

Elvis Mata, një ish drejtor në DIA, kompania e Kastriot Ismailajt mund të jetë ‘çelësi i zbardhjes së aferës së CEZ-DIA. Burime për Report Tv kanë bërë me dije se ai mund të jetë bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

I pyetur për këtë çështje Ilir Meta e quajti Matën mashtrues.

“Mashtrim ordiner, është përjashtuar nga LRI që në vitin 2005,  Kush i ka dhënë udhëzimet që të pritet Ilir Meta në SPAK? Nga Kongresi i Partisë. Ilir Meta është ai që e kanë njohur dhe e njohin të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Meta.

Ora 13:32
Ilir Meta: S’kam asnjë lidhje me privatizimin e CEZ, kam bërë punë të shkëlqyer

 

Kryetari i Partisë së Lirisë është shprehur se ka dhënë sqarime shteruese për ccështjen CEZ-DIA që në vitin 2015.

“Kam dhënë shpjegime kur ka dalë kjo çështje në publik, pas një shkrimi të një kolegeje tuaje që manipulonte të dhënat e procesit të arbitrazhit në Vjenë.  Për të cilën kompania bëri një deklaratë publike, të cilën e botoi edhe Endri Fuga e botoi edhe në faqen e Kryeministrisë atë kohë.  Ajo përgënjeshtronte të gjitha mediat që kishin përfshirë pa të drejtë emrin e kryetarit të Kuvendit në atë kohë Ilir Meta sikur ishte përmendur në procesin e arbitrazhit që gjoja kishte përfituar nga çështja CEZ-DIA.  Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ, kam qenë në opozitë. Nuk kam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. JKjo marrëveshje është bërë kur Ilir Meta nuk ka qenë ministër Ekonomie.   E rëndësishme është që gjatë 4 muajve si ministër i Ekonominë që unë kam qenë fundi i shtatorit të deri në fillim të janarit CEZ nuk ka fituar asgjë dhe kemi qenë në debate të vazhdueshme për mungesën e performancës së tyre dhe investimeve që mungonin dhe ata duhet t’i kishin bërë.  ERE në atë kohë mori një vendim që favorizonte CEZ në dëm të KESH Ministria e Ekonomisë e kundërshtoi ashpër.  Është e qartë që sot dhe asnjë herë nuk mund të ftohem për asnjë akt timin, për asnjë urdhër, për asnjë vendim, që ka të bëjë me pozicionin zyrtar”, tha Meta.

Sipas tij mund t’ju them se pa asnjë diskutim që nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta në çfarëdolloj detyre të ketë favorizuar këdo.

“Të gjitha faktet dhe aktet tregojnë që Ilir Meta s’ka asnjë shqetësim dhe s’ka asnjë problem në këtë drejtim.  Endri Fuga bën portalet, portalet krijojnë shqetësimin e arsyeshëm dhe lindin çështjet”, tha Meta.

Ora 13:21
U mor në pyetje për 3 orë në SPAK, Meta: U pyeta për CEZ-in, është çështje që aktivizohet sa herë rilindja është në krizë

 

Ish presidenti Ilir Meta është pyetur për tri orë në SPAK për çështjen e CEZ. Meta u shpreh se nuk ka lidhje me çështjen ndërsa akuzoi Partinë Socialiste se e përdor në favor sa herë gjendet në vështirësi dhe krizë.

“Nuk është përgjegjësia ime që keni pritur këtu disa orë por mund t’ju përgjigjem me qetësi e dashuri. Kam patur një festë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të nisur kryesisht në vitin 2019. Kjo s’është e rëndësishme që ta sqaroj, se dikur kam patur pritshmëritë që SPAK do ishte lider në luftën kundër korrupsionit dhe sigurisht sa herë do ftohesha do të vija për çdo ­çështje. Ashtu sikurse e dinë që janë me dhjetëra kallëzime të mijat edhe kur kam qenë president për çështje të veçanta apo për denoncimin e Kuvendit dhe falsifikimit të firmës të kryetarit të kuvendit. Kishte të bënte me çështja të CEZ dhe DIA, është një çështje shumë e përsëritur dhe aktivizohet sa herë që rilindja është në krizë. Por gjithsesi, unë tregoj sjelljen time prej shtetari me transparencë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t’i ndihmuar.”- tha Meta.

Ora 11:19
Burime për Report Tv: Ilir Meta në SPAK për aferën CEZ-DIA

Ilir Meta po jep llogari në SPAK për aferën CEZ-DIA. Lajmi është konfirmuar nga burime për gazetaren e Report Tv Keti Banushi.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 23/02/2023 17:24

    Mir qe esht brenda ne burg ai ismailaj se e kish vrar ky xhuxhi skrapardhi .

    Përgjigju
  • jani: 22/02/2023 18:51

    PO TE HETOHET TAMAM ILIR META,,,SPAKU FILLON LEXIMIN E AKUZAVE NE 7 TE MENGJRSIT DHE MBARON NE 7 TE DARKES....///

    Përgjigju
  • Doktori i CEZ: 22/02/2023 17:44

    Pyetja për Metën është e gabuar! SPAK po luan me topin për të humbur kohë? Meta nuk e privatizoi CEZ-in, e vërtetë. Ai ishte kreu i “qelizës së kancerit” që shkatërroi CEZ-in!

    Përgjigju
  • tano: 22/02/2023 15:46

    pa shih ka pordhe katunari u skraparit,,,,,rraseni brenda pisin....

    Përgjigju
  • Ermal: 22/02/2023 13:37

    Asgje si bejne llafe kot .Te thon njerezit po punon spaku si gjithmon asgje nuk behet.

    Përgjigju
  • kovi: 22/02/2023 13:31

    Cjap a Cjap!

    Përgjigju
  • Spak: 22/02/2023 13:10

    Ilir Metmuti hajduti ti duhet te shkosh ne gijotine o te befsha robt ku ti kesh….!

    Përgjigju
  • hajduti i hajduterve ilir meta alias metaj: 22/02/2023 12:56

    rraseni mrena kete kokqyp e sa mire do shkoje shqiperia e shqiptaret

    Përgjigju
  • Linda: 22/02/2023 12:45

    Sa lajm i mire per maestron e birbilave se si mjaftonin ato qe ka vjedhur po do akoma i babezituri.

    Përgjigju
  • Gjergj: 22/02/2023 12:36

    Do doja tè besoja se janè vèrtetè hetime, pèr vjedhje monstruoze dhe vrasje pèr qèllime pasurimi, edhe pse pèrvoja e deritanishme me ftesat e SPAK pèr monstrat e krimit tè kètyre 35 vjetève, janè ato tè njè "turizmi mediatik" dhe tallje prapanicash. Ilir Meta èshtè koka e krimit dhe shkatèrrimit tè shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • minushe: 22/02/2023 11:21

    do zoti te filloje drejtesia te funksionoje!

    Përgjigju
  • foni: 22/02/2023 11:16

    arrestojeni kete hajdut te ndyre.....

    Përgjigju
  • Dine: 22/02/2023 11:14

    Privatizimi i fabrikes se miellit 26 hektar truall tek unaza e re! Dajua dhe burri i tezes!

    Përgjigju
  • Besnik Gazi EDEPPSËZ Çafaj: 22/02/2023 10:22

    Mbase SPAKU ka dorën e mbar dhe i tregon dhe e çon hajdutin spiun Ilir Metaj aty ku i takon burg. Ky njeri vemje i pa skrupullt një monstër bur e grua. Që Shqipria të mari frym e qet. E mbas kti të izolohet në burg kryekrimineli hajdut MALOKU sali bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën