Kallëzimi penal është bërë nga nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe bazohet në nenet 222, 223 dhe 267 të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me akuzën e thirrjes për armatosje kundër rendit kushtetues, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik.
Në mbledhjen e së hënës zonja Arta Dade i kishtë kërkuar kryetarit te grupit Gramoz Ruçi të depozitonte edhe më parë këtë padi në Prokurori çka u shoqërua me debate brenda grupit. Mesa duket PS i ka shkuar më tej nismës së saj duke e bërë fakt kallëzimin ndaj ish kryeministrit thirrja e të cilit arashikohet në ligj mund të dënohet nga 5-10 vite burg