Pas debateve për pjesëmarrjen e ulët në masterclass-in e Ermonela Jahos, të mbajtur në Teatrin e Operës, në kuadër të hapjes së Akademisë Teatrale, për trajnimin e dytë që mbahet në qershor, është hequr pagesa. (Në rastin e sopranos shqiptare ishte 50 euro në një ditë për përfituesit e masterclass-it). Në thirrjen e hapur për aplikime që zgjat deri në 28 maj, mësohet se e ftuar do të jetë sopranoja e njohur italiane Anna Pirozzi dhe trajnimi do të bëhet në 3 qershor.
“E cilësuar si sopranoja më e suksesshme italiane dramatike, më 3 qershor, artistët e rinj do të kenë mundësinë të trajnohen plotësisht pa pagesë nga Pirozzi, rreth teknikave të interpretimit, teknikave të këndimit dhe ndërtimit të një roli”, njofton TKOB.
Njësoj si në masterclass-in e parë të mbajtur për 5 ditë me Ermonela Jahon, edhe në këtë rast pjesëmarrësit mund të aplikojnë si dëgjues apo të përftojnë të plotë trajnimin.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Aplikimet bëhen përmes faqes zyrtare të TKOB, ku të interesuarit mund të nisin CV-të përkatëse në email-in: [email protected].
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)