Thirrja nga Siria/ 18 vjeçarja Elona Shuli kërkon ndihmë: Më shpëtoni, këtu është shumë keq, nuk kemi as bukë as lekë

Thirrja nga Siria/ 18 vjeçarja Elona Shuli kërkon ndihmë: Më shpëtoni, këtu është shumë keq, nuk kemi as bukë as lekë

Pamje nga kampi në Siri

Fëmijët e familjes Shuli të mbetur në Siri po bëjnë çdo përpjekje të mundshme të rikthehen në Shqipëri. Kjo është adresa që u kanë dërguar familjarëve që t’i gjejnë, ndërsa me ankth janë në pritje.

'Ushtarët më thanë pa ardhur shteti shqiptar nuk kemi për të të marr. Ju kam treguar dhe çadrën. Çfarë duan më ata? Shteti veç gënjeshtra i ka.'- tha Elona Shuli.

Elona që u largua nga Pogradeci 11 vjec, e kaloi vogëlinë në mes të skamjes dhe luftës në dhe të huaj, e tani që ka mbushur 18 vjeç pas humbjes së prindërve në luftën ndaj ISIS, ka peshën për tu kujdesur për 2 motrat, vëllanë dhe fëmijën e saj 4 vjecar. Në këtë kohë agjërimi, për jetimët shqiptarë të harruar në Siri vështirësia është shtuar.

'Ishallah zoti do jemi bashkë. A keni dëgjuar ndonjë lajm andej që do vijnë të na marrin se duam të vijmë aty. Këtu është shumë keq, vapë shumë e madhe dhe pa asnjë lekë. Është shumë keq, ne hamë syfyrin bukë thatë edhe e çelim me bukë thatë. Shteti nuk është t’u ardh veç me fjalë ‘do vij, do vij’. Këta janë fëmijë kanë qejf të gëzohen. Ku e kanë idenë fëmijët a je në kamp a je në shkretëtirë, ku e kanë idenë këta veç duan të hanë, të pinë, të gëzojnë se erdhi Bajrami.'- ka thënë më tej Elona.

Elona si më e madhja e fëmijëve, numëron të gjithë largimet e shtetasve të tjerë, ndërsa për autoritetet shqiptare ka të njëjtën pyetje, kur do jetë radha e tyre?!

'Çfarë thuhet ndonjë gjë andej? Se këtej s’di ç’të të them. Ka pak ditë se edhe një shtet iku, u rikthye në vend të vetë. Nëse Shqipëria do të na marr, ajo vjen. Ai shteti erdhi, Uzbekistani është. Erdhi herën e parë mori ca, erdhi e para pak ditësh mori edhe të tjerët. I riktheu në vend të vetë. Ndërsa Shqipëria më duket se fle gjumë akoma. Po hë ishallah, çdo gjë durim, pa durim s’bëhet gjë”.'- tha Elona.

Thirrjet e Elona Shulit nga kampi sirian, gjithmonë e më shumë ngjajnë me zëra të pashpresë që vijnë nga ferri. Vajza e re kërkon ndihmë, por kjo ndihmë nuk po I shkon. Me sa duket, autoritetet shqiptare nuk e kanë më në fokus tragjedinë e këtyre fëmijëve të burgosur për faj të prindërve të tyre.

Megjithatë Elona nuk lodhet së thirruri me besimin se dikush do ta kthejë në shtëpi, në krahët e gjyshërve që e presin për më shumë se shtatë vite./ TCH

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Non grata: 05/05/2021 23:54

    Keto qe shkuan Tek Isis duhet te shpallen non grata në Republikein e shqipërise !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike