'Bëhuni human, vrisni një çifut'/ 6 muaj hetime, Anti- Terrori arreston të riun nga Shijaku

TIRANË- "Bëhuni Human, vrisni një çifut"! Kjo është thirrja e të riut Eduard Guza që bënte në rrjetet sociale, e për pasojë Shërbimet e Anti- Terrorit ka bërë arrestimin e tij, pas 6 muajve hetime. 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Guza, 39-vjeç banues në Koxhas, Shijak në profilin e tij në Facebook ka postuar shkrime me përmbajtje ekstremiste. Këto thirrje datojnë që në vitet 2017, siç mund t'i shihni në fotot e siguruara nga Report Tv, teksa mësohet se ai përdorte një tjetër identitet tjetër në rrjetet sociale.

Emri i tij në Facebook është Bardhi Guza, e ndërsa identiteti i tij është i vërtetë është Eduard Guza. Mësohet se Guza nuk rezulton të ketë qenë luftëtar jashtë vendit dhe është baba i dy fëmijëve. Në momentin e arrestimit, Guza ka qenë në banesën e tij, e ndërsa nga kontrolli i bërë nuk i është gjetur asnjë send i ndaluar.

"Të shpëtojmë njerëzimin, të vrasim një çift! Bëhuni njerëz, vritni një çifut", janë këto disa nga mesazhet që Guza shkruante në Facebook. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale "Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave terroriste" dhe "Nxitje të urrejtjes e grindjes". Për 39-vjeçarin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/06/2020 00:57

    /Behuni humane,gjeni emrin qe mund ti vini Eduart Guzes per idete percuese./

    Përgjigju
  • Drini: 25/06/2020 14:18

    Po lane nam keta nga zona e kavajes, mre qe ju kruhet se ate e kemi marre vesh me kohe, po kruhen atje ku sduhet. Hej po njerez gomere

    Përgjigju
    • Mëso të lexosh: 25/06/2020 21:20

      S'të dilka e keqja me kavajasit, artikulli thotë që personi është nga Shijaku dhe çështjen po e shqyrton gjykata Durrësit pra nuk ka "kavajë" aty.

  • Albani: 25/06/2020 12:54

    Nuk e ka keq,ata jan kanceri njerzimit ......

    Përgjigju
    • Toni: 25/06/2020 15:51

      Kancer janë ata që i thonë një populli të tërë kancer... Idetë e tua nuk ndtyshojnë shumë nga ato të Hitlerit! E dimë ku e çuan botën ide të tilla...

  • Toni: 25/06/2020 12:05

    Bëhuni humanë,vrisni një ekstremist islamik?!

    Përgjigju
  • Kra: 25/06/2020 11:06

    Taqibythenedoshume tani te burgu.

    Përgjigju
    • Arben: 25/06/2020 13:59

      Do fut brenda që mos dal me

    • Ilir Bajrami: 25/06/2020 12:13

      Psssttt more kshyri punet tuaja

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë