Thirrje Qendrave të Inovacionit Digjital të bëhen pjesë e Programit të Evropës Digjitale

Thirrje Qendrave të Inovacionit Digjital të bëhen pjesë e Programit të Evropës Digjitale

Teksa bota, Evropa dhe bashkë me to edhe Shqipëria, po shkojnë drejt një të ardhmeje gjithmonë e më digjitale, sot investimi në aftësimin digjital është një domosdoshmëri. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian ka ndërtuar Programin e Evropës Digjitale (DEP), një fond i cili mbështet krijimin e Tregut Unik Digjital, duke e ndërlidhur Evropën përmes “urave digjitale” (Infrastrukturat e Shërbimit Digjital), në të mirë të qytetarëve, bizneseve dhe administratës publike.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si institucione bashkëdrejtuese të procesit të integrimit në fushën digjitale, janë duke ndjekur aktivitetet në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin Digjital të Bashkimit Evropian (DEP), si shtet i asociuar me programin, edhe pa qenë anëtar i BE-së.

Referuar kësaj agjende, për një Evropë dhe Shqipëri më digjitale, qeveria ka kërkuar të identifikojë qendrat e inovacionit digjital në vend, që po kontribuojnë në këtë fushë, për të nxitur pjesëmarrjen e tyre në Programin Digjital të Bashkimit Europian (DEP).

Agjencia Kombëtarë e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe njoftojnë se tashmë të gjithë këto qendra mund të aplikojnë tek thirrja që BE ka planifikuar të hapë në Janar të vitit 2024 për mbështetjen e Qendrave të Inovacionit të vendeve pjesëmarrëse, të përfshira në program, përmes një procesi përzgjedhës me disa faza.

Në shpalljen e publikuar nga dy institucionet thuhet se Programi Digjital i BE-së, i cili do të aplikohet ndërmjet viteve 2021-2027, mbështet transformimin digjital në Bashkimin Evropian dhe në vendet e tjera pjesëmarrëse jashtë BE dhe përmban disa objektiva specifike si:

·         Përpunimi kompjuterik me performancë të lartë

·         Inteligjenca artificiale, të dhënat dhe cloud

·         Aftësitë digjitale të avancuara

·         Përshpejtimi i përdorimit sa më të mirë të teknologjive digjitale

AKSHI në këtë pikë fton të gjitha Qendrat e Inovacionit Digjital që veprojnë në Shqipëri të dërgojnë brenda datës 1.10.2023, në adresën: [email protected], të dhënat si më poshtë:

·         Emrin e Qendrës së Inovacionit

·         Detajet e kontaktit (emër, mbiemër, telefon, e-mail, webpage)

·         Fushën e veprimtarisë së Qendrës së Inovacionit

·         Një përmbledhje te shkurtër të aktivitetit të Qendrës në dy-tre vitet e fundit

Për më shumë informacion për Programin Digjital të BE-së (2021-2027), mund t’i referoheni: https://digital-strategy.ec.europa.eu/en/activities/digital-programme.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës