Thirrjet e Bashës, PS: Nishani
të thërrasë Këshillin e Sigurisë

Thirrjet e Bashës, PS: Nishani<br />të thërrasë Këshillin e Sigurisë
Thirrjet për dhunë të Lulzim Bashës, nga tenda  pra Kryeministrisë, përbëjnë motiv të mjaftueshëm sipas maxhorancës që Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
 
Deputetet e komisionit parlamentar të  Sigurisë i bëjnë apel kreut të shtetit të mobilizohet dhe të mbledhë këtë strukture të rëndësishme që më e herët e thirri për cështje të dorës së dytë sipas tyre, si për rastin Balili.
 
"I bëj thirrje Nishanit që për një arsye kaq të rëndësishme sa është thirrja për dhunë nga kreut i PD dhe bllokimi i Kushtetutës, Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi më parë e ka thirrur për arsye që nuk ishin në nivelin e një institucioni kaq të lartë" shprehet Arben Çuko.
 
"Sigurisht që duhet të mblidhet pasi në një rast të marrjes së veprimeve të tilla do të kishin destabilitet dhe do të ishte me pasoja jo vetëm për politikën, por edhe për ekonominë, ai duhet të ndërhyrë" thotë Pjerin Ndreu.
 
Ndërsa Xhemal Qefalia thekson se 'veprimet e kryetarit të PD kanë shprehur indinjatën te të gjithë qytetarët pas thirrjeve anti-kushtetuese. Por nuk shpresoj dhe mendoj që Presidenti që është në përfundim të mandatit do të thërrasë liderin e asaj partie ku ai vetë aspiron të jetë vetë i pranishëm pas mbarimit të mandatit".
 
Ndërkohë gjasat për miratimin e komisioneve të Vettingut brenda datës 6 mars kur ndërkombëtarët mbyllin skanimin e kandidaturave për këto struktura, janë 0.
 
Kushtetuta nuk ka asnjë plan rezervë për Vettingun në rastet e bojkotit. Dhe në kalendarin e Kuvendit nuk është përfshirë asnjë procedurë për ngritjen e komisioneve ad hoc me deputetë që do të përzgjedhin mes kandidatëve.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë