Thirrjet fetare në ndeshjen Laçi-Tirana, policia proçedon 23-vjeçarin

Një person me inicialet M.M 23 vjeç është proceduar penalisht nga ana e policisë dhe antiterrori për thirrjet fetare të bëra në stadium në ndeshjen e Superligës Laçi-Tirana. Ky person mendohet se është nxitësi i thirrjeve “Allahu Akbar” nga grupimi “Tirona Fanatics” në ndeshjen që ekipi bardheblu zhvilloi në transfertë.

Arsye se përse këto thirrje kanë bërë shumë përshtypje është se Laçi përgjithësisht personifikohet si një qytet me një nga objektet e shenjta fetare, siç është “Kisha e Laçit”.

Ndërkohë një tjetër detaj për të mos u nashkaluar është se pas thirrjeve fetare, disa tifozë të grupimit ‘Tirona Fanatics’ nisën të shanin me një fjalor aspak të përshtatshëm. Për këto deklarata vetë grupimi ka reguar në rrjetet sociale, ku ka shkruar:

Tirona Fanatics, duke pare zhurmen e madhe te krijuara nga mediat dhe opinioni publik,ndjen detyrim te shpjegoje se thirrjet e djeshme ne lac, te cilat jane konsideruar provokim, ka qene kor spontan per te uruar pjesen e tifozeve tone qe ishin ne stadium por edhe te gjithe muslimanet per festen e Ramazanit, ashtu sic Fanatics ka uruar dhe do te uroje cdo feste tjeter, te te gjithe feve, duke respektuar besimin e cdo antari…

Tirona Fanatics dhe tifozet e Tirones i bashkon TIRONA, gjaku bardheblu dhe fanela. Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete gjithmone.

TF NUK KA FE TE PERCAKTUAR e as te inponuar, ama respekton te gjitha ato, pa dallim!

*Te enjten Tirona luan ndeshjen e fundit ne 16:30 kunder flamurtarit ne Selmon Stermosi.

Prezenca e cilitdo eshte e rendesishme, te gjithe bashke aty, vetem per emrin e modh te TIRONES!

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabri: 29/05/2019 16:26

    Sa turp. Treguan innorancen i Tironcave.

    Përgjigju
  • Ardi: 29/05/2019 10:10

    Urdhri i Partise: Te arrestohen te gjithe tifozat e Tirones qe ishin ne stadium! Fjala "Allahu akbar" te ndalohet me ligj, se hyn te shprehja e fjales se lire dhe nuk e duam! Te mbyllen xhamite qe therrasin 5 here ne dite "Allahu akbar"! Te arrestohen te gjithe hoxhallaret qe thone "Allahu akbar"! Te arrestohen te gjithe besimtaret muslimane qe thone "Allahu akbar"! Te ndalohet me ligj Kurani dhe feja islame, qe thone "Allahu akbar"! Partia nuk do qe Zoti te jete me i madhi, por Partia.

    Përgjigju
  • ......: 28/05/2019 17:54

    Ne stadiumet Shqiptare nuk ishte pa ndonjehere thirrjet fetare sepse nuk kane lidhje dhe nuk pershtaten fare me sportin ne asnje moment dhe ne nje qytet katolik si Laci,por kur te shkojne heren tjeter ne ate stadium me rrezikshmeri te larte duhet te mendohen shume here,shpresoj qe te kerkojne falje publike sepse ajo thirrje eshte provokim i paster dhe nxitese per kofrontim.

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/05/2019 16:27

    Ku ka injorantë ka dhe britma e ulërima shtazësh!

    Përgjigju
  • tytyry: 28/05/2019 16:12

    Ta procedojne ordinerin...Gjithashtu te arrestojne edhe ate avokatin qe thoshte se krimet ne shqiperi i bejne myslimanet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit