Thirrjet nacionaliste, Kosova dhe Serbia përballen në UEFA! Federata dardane ankesë në organin evropian

Thirrjet nacionaliste, Kosova dhe Serbia përballen në UEFA! Federata dardane ankesë në organin evropian

Foto ilustruese

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë një ankesë të dytë në harkun e katër ditëve kundër sjelljeve të tifozëve serbë në ndeshjet e Europianit 2024. Tifozët e Serbisë shpalosën sot banderola me hartën e Kosovës brenda Serbisë, me mbishkrimin "S'ka dorëzim". Për këto sjellje të përsëritura nacionaliste pritet që UEFA të marrë masa me gjobë kundër serbëve. Për Euro 2024 Serbia barazoi 1-1 me Slloveninë në Munich.

"Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin publik se ka përgatitur ankesën e radhës pranë UEFA-së lidhur me përsëritjen e sjelljes me retorikë nacionaliste dhe raciste nga tifozët serbë gjatë ndeshjes së Grupit C të Euro 2024, ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë, e cila u zhvillua të enjten në Munih.

FFK dënon fuqimisht thirrjet nacionaliste dhe vendosjen e flamurit serb me hartën e Kosovës e me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

Përsëritja e sjelljeve të tilla në stadiumet e futbollit, edhe pas dënimeve të mëparshme nga UEFA, është e papranueshme dhe kërkon rigorizitet më të madh nga organet vendimmarrëse të UEFA-së.

Mesazhet me retorikë shoviniste janë skandaloze, bien ndesh me vlerat që përçon sporti dhe minojnë parimet bazë të UEFA-së.

FFK do të vazhdojë të promovojë vlerat e vërteta të futbollit dhe unitetin e respektin ndaj të gjithë të përfshirëve në futboll", thotë FFK në njoftim.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë Serbi 0-1 Angli, tifozët serbë bënë të njëjtën gjë dhe kjo sjellje e përsëritur ka bërë që sërish FFK të ankohet në UEFA. Përkundër kësaj, edhe Serbia ka bërë një ankesë në UEFA, pasi sipas saj në ndeshjen e së mërkurës Kraoci 2-2 Shqipëri në Hamburg, tifozët e dy skuadrave kanë bërë thirrje kundër serbëve, aq sa këta të fundit kanë menduar të tërhiqen nga Euro 2024.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë