Thoma Gëllçi, kronikë e një dënimi të paralajmëruar!

Thoma Gëllçi, kronikë e një dënimi të paralajmëruar!

Thoma Gëllçi

Te “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar” të gjithë e dinin fatin që e priste Santiago Nasar, me përjashtim të atij vetë. “Dënimi ishte me vdekje”. Te seanca e vendimit të sotëm në gjykatë, të gjithë prisnin një vendim tjetër, me përjashtim të Thoma Gëllçit që ishte i qeshur dhe e dinte dënimin që e priste. Avokatët prisnin pafajësi në çështjen shumë të përfolur “RTSH Agro”

“Jam optimist se gjykata nuk u nxitua të jepte vendimin menjeherë pas fjalës së mbrojtjes, por kërkoi kohë”.

Një avokate tjetër vlerësonte veçanërisht dy prej tre anëtarëve të trupit gjykues: ”janë të përgatitur dhe shumë profesionalë”.

“Nëse kanë prapanicë”- nuk kanë çfarë vendimi tjetër të japin - ngulmonte avokatja tjetër e njërit prej të akuzuarve.

Gazetarët që mbulojnë kronikën e zezë prisnin pafajësi. “Fryma është pak represive, por të paktën dy prej gjyqtarët janë cilësore”- nënvizonte njëri. 

Në sallë qeshnin vetëm dy persona: prokurori dhe “krimineli” i rrezikshëm Thoma Gëllçi. Duket të dy shumë të qartë për vendimin. Solemniteti në sallën e gjyqit arriti kulmin me vonesën 50 minutëshe të trupit gjykues për shkak të kohës “në dhomën e këshillimit” për të marroë vendimin.

Toni i ulët i drejtuesit të seancës dhe korrigjimi fjalës “prezent” me i “pranishëm” ishte në kontrast me pamjen e lodhur dhe disi të vuajtur të treshesh gjykuese. Në përfundim të leximit të “dispozitivit” mëdyshja është e plotë: të të vij keq për gjyqtarët që dhanë vendimin apo për të akuzuarit që do ta vuajnë atë.

Gjykatësi shqiptoi vendimin: dy vjet burg për “shpërdorim detyre” Thoma Gëllçi ishte i qetë dhe i qeshur mesa duket i bindur se çështja nuk do të mbyllej ndryshe nga sa u nis. Një arrestim me bujë. Kërkim intensiv provash në institucione, në dëshmitar, në dokumenta, në celular dhe në laptop dhe rezultati i barabartë me ZERO… Zero prova/fakte në momentin e ndalimit zero prova/fakte në pretencë të prokurorisë.

“Kam 40 vjet në këtë profesion” dhe nuk kam parë një rast të dytë që të mbahet një njeri në burg kot- thotë Maks Haxhia njëri prej avokatëve të ish drejtorit të RTSH.

Në peripecitë 8 mujore për të kërkuar një masë më të lehtë sigurie se ajo e burgut, Haxhia ngre edhe një pyetje retorike: “Si është e mundur që kanë frikë të zbatojnë ligjin dhe nuk kanë frikë ta shkelin atë?!

Çfarëdo vendimi të japë nesër gjykata e Apelit apo eventualisht Gjykata e Lartë, dëmi ndaj personave të arrestuar dhe të mbajtur në burg si persona me rrezikshmëri të lartë do të kërkojë kohë të shpaguhet.

Në opinion falë edhe raportimit të nxituar mediatik në tetor të vitit të shkuar e në vijim u hodh idjea e një afere korruptive ku kemi abuzues dhe dëm të fondeve publike. Falë kujdesit të prokurorisë kësaj kjo çështje mori trajtën e një afere buke bërë bashkë komisionin tenderimit dhe drejtuesin e institucionit. (ndonjë mund të mendojë se si ka vepruar kjo prokurori dhe kjo gjykatë për rastet tejet spektakolare si tenderi uniformave të policisë)

Akuza ndaj tre anëtarëve të komisionit të tenderimit është: “shkelje e barazisë në tendera”. Avokatët e shqyejnë sytë, dhe thonë se këta janë mbajtur për të rënduar pozitën e ish drejtuesit të RTSH-së dhe u është kërkuar të bëhen “bashkëpunëtorë të drejtësisë”.

Akuza për ish Drejtuesin e RTSH-së nuk është akuza për korrupsion, nuk është as akuza për shkelje të barazisë në tendera, akuza është: shpërdorimi detyrës. Një “akuzë thes” ku mund të futësh çfarë të duash. Por në çdo çështje ka së paku tri pyetje logjike:

Cili ligj është shkelur?

çfarë dëmi është bërë?

çfarë përfitimi kanë individët e përfshirë?

Një hetim 3 vjeçar i nisur nga prokuroria e Tiranës dhe i bitisur nga SPAK, nuk thotë se cili është dëmi. Ka një togëfjalësh që prokurori mund të buzëqesh në artikulim: “dëmi është i pallogaritshëm”.

E vetmja fije kashte ku u mbajt akuza është: “shtyrja me 16 ditë e lëvrimit të pajisjeve nga firma fituese”.

-çfarë pasojash ka sjellë kjo gjë? Asgjë!

Pse ka ardhur kjo shtyrje? Firma fituesi i kishte pajisjet dhe nuk kishte nevojë për kohë, ndërsa institucioni nuk kishte fondet. Firma fituese mori paratë një vit me vonesë, pa kamatvonesë dhe institucioni fitoi në çdo pikëpamje.

Nëse nuk ka asnjë provë, nëse nuk ka asnjë fakt, nëse nuk ka asnjë dëm, nëse nuk ka asnjë përfitim, nëse interesi publik është mbrojtur çfarë po sjell ky hetim dhe çfarë rrezikshmërie ka përbërë ish drejtori i RTSH-së dhe tre anëtarët e komisionit të tenderimit?

Si i tingëllon gjykatës vendimi i dhënë sot, krahasuar me çështje të tjera të ngjashme të trajtuara në këtë gjykatë?!

Sqarimi në detaje i kësaj çështje objekt i Prokurorisë prej 3 vitesh, meriton një libër të tërë për të kuptuar më mire se për çfarë drejtësie dhe interesi publik po flasim. Po flasim për një ish drejtues që i ktheu publikut një institucion të grabitur dhunshëm nga politika dhe mesa duket asgjë punë e mirë nuk shkon pa u ndëshkuar.

Mund të jem krejt i gabuar, por nga ajo që pashë sot në sallën e gjyqit, asnjë prej gjyqtarëve nuk mu duk i bindur për vendimin e lexuar.

Në sallë ishin të qeshur vetëm dy persona: prokurori dhe i akuzuari kryesor.

Të dy me një pamje pak profetike që dinë jo vetëm se çfarë do të ndodhte, por edhe PSE ka ndodhur?

Treshja e gjyqtarëve u largua duke kthyer kokën pas. Duke perifrazuar Kadarenë:

Salla mbeti e shkretë

Heshtja sallën mbush

Veç ndërgjegjes tuaj

Prapa s’ju ndjek kush!

Te, "Kronikë e një vdekje të paralajmëruar", Santiago Nasar dënohet me vdekje". Duke dalë nga salla e gjyqit një nga reporteret me të mira që kemi për gjykatën me tha: "profesor sa mirë që e kemi hequr dënimin me vdekje nga kodi penal"

E.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar