Drejtori i Përgjimeve, Thoma Jano zgjidhet zv.kryeprokuror i Përgjithshëm, Olsian Çela: Në 2020 'luftë' pastrimit të parave

Me një mandate dy vjeçar deri në 2021, Thoma Jano do të jetë zv.kryeprokurori i përgjithshëm i vendit. Ky post i besuar Janos si kandidaturë e vetme vjen për herë të parë pas ndryshimeve ligjore dhe reformës në drejtësi.

Përzgjedhja e Janos është bërë publike nga kryeprokurori Olsian Çela gjatë një takimi të tij me gazetarët. Ndër të tjera Çela shtoi se përzgjedhja e Janos do t'i japi prokurorisë njw vlerë edhe në respekt të karrierës dhe kontributeve të cilido ndër vite.

Jano ka mbajtur për më shumë se një dekadë postin e drejtorit të përgjimeve post të cilin do ta mbaj edhe pas zgjedhjes së zv.kryeprokuror. Në objektivat për vitin 2020 kryeprokurori Çela u fokusua tek digjitalizimi i dosjeve hetimore për uljen e kostove dhe rritjen e kontrollit për punën e hetuesve, bashkëpunimit ndërinstitucional hetimore dhe transparencës.

Edhe pse më një rol pasiv në hetimin e çështjeve drejtë përsëdrejti kryeprokurori Çela deklaroi se 2020 do të jetë viti i tij për luftën ndaj pastrimit të parave dhe aseteve të vendosura nga grupet kriminale.

Ndërsa pritet që në fillim të Janarit Çela të përzgjedh drejtorin e kabinetit për të cilin rezulton se pranë këshillit të lartë të prokurorisë janë paraqitur deri më tani dy kandidatura.

Thoma Jano

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 31/12/2019 00:20

    Opo jepi ndiqini dhe ata pak q duan t investojn n shqiperi se mir e keni doni ti shikoni njerzit me bicikleta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë