Thomas Strakosha nuk fshihet, përkundrazi. Ai e thotë me krenari se është një shqiptar nga Himara. I lindur dhe rritur në Athinë, ai pranon se shumë shqiptarë e fshehin origjinën e tyre.
“Takoj shpesh fëmijë në Akademinë e AEK. Ata vijnë më takojnë dhe më thonë se janë shqiptar. Kjo më bën krenar. Unë e respektoj Greqinë, origjina ime është nga Himara dhe unë jam krenar që jam shqiptar”, tha për Athletico.gr portieri kuqezi.
Në podcastin ku mori pjesë u fol edhe për të atin, Fotaq Strakoshën, në gjurmët e të cilit po ecën edhe Thomasi 30-vjeçar.
Hapat e parë ai i hodhi te APOEL (në Nicosia) për të vazhduar te Panionios (në Athinë) dhe Lazio (në Romë).
Pikërisht te kryeqytetasit në Apenine, Strakosha debutoi si profesionist. Pas 9 viteve në Serie A, u transferua te Brentford në Angli. U kthye në vendlindje në vitin 2024 ku firmosi për AEK në Athinë, aty ku luan edhe sot.
Aktualisht, Thomas Strakosha është një ndër 5 portierët më të suksesshëm në 15 kampionatet kryesore. Ai e ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet në vitin kalendarik 2025 dhe fillimin e 2026.
Komente










Ky nuk esht nga Himara por nga Memaliaj te Tepelenes.keta te vetequajtur grek e din se e kan me mir me grekun po ta quajn veten himarjot.
PërgjigjuO Zoteri,Strakoshajt e kane origjinen nga himara pamvaresisht qe jane hapur ne per Shqiperi. edhe une kam pasur nje Qirjako Strakosha mesues ne Kucove por me origjine ishte Himarjot.Himarjotet jane puro shiptare,por ngaqe jane te krishtere duat ti bejne me pahir greke.