Thomo: Receta elektronike do të
eleminojë abuzimet me farmacitë

Thomo: Receta elektronike do të<br />eleminojë abuzimet me farmacitë
Receta elektronike e cila ka filluar të aplikohet në qytetin e Durrësit dhe prej disa ditësh edhe në Tiranë do të shpërndahet për të gjithë pacientët që marrin barna të rimbursueshme.

Gjithashtu pritet që edhe të ulin nivelin e burokracisë si dhe eliminimin e rasteve të abuzimeve. Kjo u shpjegua për Report Tv nga Tomi Thomo, drejtor i drejtorisë së përparimit të shëndetit, kontrollit të shëndetësisë dhe jetësimit të prioriteteve.

"Eliminohen gabimet, eliminohet koha burokratike për plotësimin e recetave, regjistrit, vulosjes dhe kjo kohë është në shërbim të pacientëve. Monitorohet plotësisht cikli i rimbursimit duke eliminuar abuzimet e mundshme që lejon sistemi aktual. Pra përmirësohet dhe monitorohet ky shërbim nga instancat monitoruese të tij", u shpreh Thomo. 

 Aktualisht, procesi i shpërndarjes së recetave elektronike është në fazën kur farmacitë e kryeqytetit po bëjnë inventarët.

"Dokumentet elektronik të recetës nënshkruhen nga mjekët me mënyrë dixhitale, pra kemi firmë dhe vulë dixhitale të personalizuar për të gjithë mjekët e Durrësit. Farmacitë e Tiranës janë në fazën e plotësimit të inventarëve pra gjendjen që kanë në farmaci të barnave të rimbursimit dhe më tej. Kemi një sistem të kredituar pra është pjesë e punës , pra të gjithë mjekët përfitojnë kredite për recetën elektronike", tha për Report Tv Thomo. 

 
Pacientët që përfitojnë janë të gjithë ata që marrin  medikamente me rimbursim, për të siguruarit por edhe për 600 mijë të pasiguruarit që tashmë kanë hyrë në listën pacientëve që mund të përfitojnë medikamente me rimbursim. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes