Thriller dhe frikë në Kroaci, avioni i Dinamo Zagreb zhduket nga radarët

Thriller dhe frikë në Kroaci, avioni i Dinamo Zagreb zhduket nga radarët

Zona ku avioni i D. Zagreb u zhduk nga radarët

Një orë ankthi u përjetua nga të gjithë në Kroaci, teksa avioni me skuadrën e Dinamo Zagrebit që udhëtonte për në Kazakistan u zhduk nga radarët.

Alarmi është ngritur në Kroaci gjatë fluturimit të klubit kampion për në Kazakistan, ku sot do të përballen me Astanën, në ndeshjen e dytë të Champions League, teksa nga përballja e parë kroatët kanë avantazhit 4-0, me fituesin e çiftit që përballë do ketë AEK-un e Athinës në raundi e tretë të Ligës së Kampionëve.

Siç raportojnë mediat kroate, avioni i Dinamos fluturoi mbi Serbi dhe Bullgari pak para se të zhdukej nga radarët mbi Detin e Zi. Tifozët që po ndiqnin trajektoren e fluturimit “ngrinë” dhe në rrjetet sociale sinjalizuan… alarm.

Ngjarja u shpjegua shpejt dhe të gjithë u qetësuan. Siç u përmend në njoftim kjo është një procedurë standarde e ndjekur për shumë fluturime mbi Detin e Zi dhe arsyeja është se kjo zonë është shumë afër hapësirës ajrore të Ukrainës.

Pas një ore avioni i Dinamos së Zagrebit u shfaq sërish në radarë, konkretisht kur hyri në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë, duke vazhduar fluturimin për në Kazakistan.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë