Një sfidë në kufijtë e çmendurisë me dy përmbysje spektakalore është rregjistruar në La Liga mes Villareal dhe Barcelonës. Në këtë përballje ku vëmendjen e mori 16-vjeçari Yamal, katalanasit fillimisht realizuan dy herë shumë shpejt me Pedrin dhe de Jong. Ndryshe nga ç’pritej vendasit nuk u dorëzuan, por reaguan duke barazuar brenda pjesës së parë me Foyth dhe Sorloth. Gjithsesi më tej do të ndodhte ajo që nuk pritej, përmbysja e Villareal falë Baena-s në minutën e 50.
Gjithsesi Barcelona ende s’e kishte thënë fjalën e saj. Në minutën e 68 Ferran Torres do t’i dërgonte shifrat në 3-3, ndërsa golin që vulosi këtë sfidë aspak të zakontë e realizoi Leëandoëski. Sulmuesi polak i dha 3 pikë të rëndësishme katalanasve, të cilët u ngjitën në kuotën e 7 pikëve pas 3 javëve të para në kampionat.
(Përmbledhjen e ndeshjes mund ta shikoni duke klikuar këtu.)
Edhe në Premier League Liverpool fitoi ndeshjen më të rëndësishme të javës së tretë, teksa përmbysi 1-2 Newcastle edhe pse ishte me një lojtar më pak. Në St.James Park vendasit kaluan të parët në avantazh me anglezin Gordon, ndërsa pas 3 minutave Van Dijk dyfishoi vështirësitë e Liverpool duke e lënë ekipin me një lojtar më pak pas kartonit të kuq.
Gjithsesi ‘the reds’ nuk u dorëzuan dhe në minutën e 77 aktivizuan heroin Darëin Nunez. Uruguajanit iu deshën vetëm pak çaste në fushë për të barazuar rezultatin, ndërsa në minutën e 93 realizoi përmbysjen e pabesueshme falë asistit që mori nga Salah. Për Liverpool kjo fitore ishte më shumë se 3 pikë.
(Përmbledhjen e ndeshjes mund ta shikoni duke klikuar këtu.)
Ndërkohë më herët Manchester City kaloi me vështirësi 1-2 Shefield United. Haaland realizoi në pjesën e dytë pasi më herët kishte humbur nje penallti. Gjithsesi miqtë rikthyen baraspeshën para se Rodri në minutat e fundit të shënonte golin e fitore. Për rrjedhojë City është skuadra e vetme me pikë të plota pas 3 javëve të para në Premier League.