Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në banesën e re ku qëndron përkohësisht familja e Sokol Mesinit, pas dëmtimit të shtëpisë së tyre në Thumanë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjatë takimi Rama u shpreh se Thumana do të jetë model pas rindërtimit dhe se do zhvillohen takime me komunitetin për t'i njohur me projektet dhe detajet, ndërsa kërkoi durim nga banorët se gjithçka do të zgjidhej. Gjithashtu Rama hodhi kunja ironike edhe për Metën, ku tha se nuk i trembet rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti, por atyre ndeshjeve që luhen pa rregulla e arbitër.
'T'i ndërtojmë njëherë të mirat dhe pastaj do bëjmë dhe vizitat. Duhet të fillojmë të bëjmë takime me komunitetin e Thumanës që të flasim për projektet, procesin e rindërtimit dhe t'i qartësojmë për detajet, pastaj duhet durim. Javën e ardhshme do fillojmë me garën ndërkombëtare dhe në fillim të majit jemi kantier, Thumanën do e bëjmë model. Ndeshjet të tilla s'di rindërtimi nuk i kam problem unë, çfarë t'i bësh ndeshjeve që s'kanë as rregullave as arbitra asgjë. Kjo është një ndeshje e vështirë, por që do e bëjmë', tha Rama.
Familja Mesini ka përfituar nga bonusi i qirasë dhe është akomoduar në banesë të përkohshme deri në përfundim të shtëpisë së rindërtuar në zonën e re për zhvillim.
Gjatë vizitës Rama, ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi i cili tha se në këtë bashki janë 1503 familje që kanë përfituar bonusin e qirasë, nga të cilat vetëm në Thumanë kanë përfituar 457 familje.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
49%
-
S'kam mendim
3.1%
Vota total: 8163
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor, 09:50
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë
4 Nëntor, 20:06
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor, 19:32
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Orban fton Ramën të enjten në Budapest! Hungaria mbështet ngritjen e kampeve jashtë BE
4 Nëntor, 14:54
-
Hapet Ura e Madhe në Kukës, merr pjesë në inagurim kryeministri Rama, pritet me këngë dhe valle! Planet me dron
4 Nëntor, 13:40
-
Spartak Ngjela: Edi Rama kaloi në një stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri tani
4 Nëntor, 11:46
-
Dritan Hila: Pse Rama gjuan në portën pa portier
4 Nëntor, 11:09
-
Rama ndan video nga takimi me shqiptarët në Selanik: Frymëzim kuqezi
4 Nëntor, 08:50
-
Masakra në Shkodër dhe vizita në Selanik, Berisha akuza Ramës nga ballkoni: Viktima të krimit të mafias shtetërore, të licencuara për mandatin e tij!
3 Nëntor, 19:44