'Thuri komplot për të hedhur në erë ambasadën amerikane', Trump 'rrëfen' arsyen e sulmit ndaj gjeneralit Soleiman

'Thuri komplot për të hedhur në erë ambasadën amerikane', Trump 'rrëfen' arsyen e sulmit ndaj gjeneralit Soleiman

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish përsa i përket arsyes  për vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleiman.

Përmes një prenoncimi për mediat, kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se Soleimani ishte duke thurur një komplot për të hedhur në erë ambasadën amerikane pak para se të vritej nga sulmi me dronë i ndërmarrë nga SHBA javën e kaluar.

“Ne kapëm një përbindësh. E hoqëm qafe. Dhe kjo duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë. E ndërmorrëm atë veprim sepse ata po kërkonin të hidhnin në erë ambasadën tonë", u tha Trump gazetarëve.

"Ne gjithashtu e bëmë atë për arsye të tjera që ishin tepër të qarta. Dikush vdiq ... njerëzit u plagosën rëndë një javë më parë. Për këtë arsye e bëmë. Bëmë një goditje ... ky ishte fundi i një përbindëshi", ka vijuar Presidenti Trump, duke iu referuar sulmit të fundit me raketa nga një grup milicie i mbështetur nga Irani në Irak që vrau një kontraktues amerikan dhe plagosi disa anëtarë të personelit ushtarak amerikan.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes mbështeti deklaratën e presidentit, duke thënë  se SHBA kishin informacione për komplote dhe kërcënime të shumta që përfshinin Soleimanin. Ndër to ishte edhe plani për të sulmuar ambasadën amerikane duke përdorur eksplozivë.

Komploti në vetëvete ishte më i sofistikuar sesa përpjekjet për të sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad me molotov nga anëtarët e Hezbollahut dhe përkrahësit e tij, përpjekje kjo e cila sipas zyrtarit amerikanë ishte orkestruar nga Soleimani.

Mirëpo, zyrëtari i lartë i mbrojtjes  nuk dha detaje shtesë  mbi komplotin kundër ambasadës për shkak të ndjeshmërisë që përbënte ky informacion për inteligjencën amerikane.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë