Thyen masën duke dalë në festë
arrestohen Albin Kurti dhe Kadaj

Thyen masën duke dalë në festë<br />arrestohen Albin Kurti dhe Kadaj<br>
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, janë arrestuar sërish nga Policia e Kosovës në mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë së Kosovës, dy deputetët dje kishin shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie” duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit.

Thyerja e masës së sigurisë ka bërë që policia e Kosovës t’i arrestojë sërish dy deputetët. Kurti së bashku me dy deputetë të VV u arrestuan fillimisht në datë 24 nëntor, pasi refuzonin që të paraqiteshin në gjykatë për çështjen hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë seancave të vitit të kaluar.

Pas arrestimit ata u lanë të lirë, por në ‘arrest shtëpie’ për të vijuar hetimet, ndërsa dje dy nga tre deputetët e Kosovës e kanë thyer masën e sigurisë duke u arrestuar sërish.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit