TIRANË- Dy qytetarë të ardhur nga zonat e kuqe kanë thyer vetëkarantinimin, e për pasojë janë gjobitur me 700 mijë lekë gjobë. Ato duhet të kishin qëndruar në shtëpi për një afat 14 ditor, por e kanë thyer këtë urdhër, duke u shndërruar në një rrezik serioz për përhapjen e këtij virusit. Ato janë ndëshkuar me 700 mijë lekë gjobë, sipas dënimit që parashikohet në Aktin Normativ, të hyrë në fuqi disa ditë më parë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, u është hequr patenta për tre vite dhe u është bllokuar makina 75 shoferëve, të cilët kanë thyer urdhrin duke lëvizur me makinë përtej orarit të përcaktuar, 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00. Gjoba janë vendosur edhe për 8 administratorë lokalesh pasi kishin thyer rregullin për të mbyllur mjediset. Secili prej tyre është gjobitur me 100 mijë lekë.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se gjatë orareve kufizuese për moslëvizje të këmbësorëve, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 234 persona, me gjobë 10 mijë lekë secili.