Protesta e opozitës/ U plagosën 3 efektivë dhe u arrestuan 7 persona

TIRANËNjë ditë pas protestës së opozitës, e dyta brenda një harku kohor shumë të shkurtër, mësohet se janë arrestuar 7 persona, e ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 15 të tjerë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas pranë tek institucionet e tjera, kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën e parë pranë spitalit të Traumës dhe SQU. Lëndimi i tyre ka ardhur si pasojë e goditjeve, kundërshtimeve dhe përdorimit të lëndëve piroteknike apo sende të forta nga ana e protestuesve.

Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se këta persona janë ato kanë thyer xhamat tek drejtoria e Policisë së Tiranës dhe ajo e Shtetit. Pas analizimit të pamjeve filmike, nga kamerat e sigurisë përreth apo nga mediet, uniformat blu bëjnë me dije se mbi 7 të arrestuarit dhe të proceduarit rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive. Ndërkohë dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Opozita e bashkuar, për tre orë me radhë marshuan ditën e djeshme tek Kryeministria, Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe Policia e Tiranës, me simbolikën e institucioneve që janë kapur nga krimi. 

Ndryshe nga protesta e 11 majit, ajo e ditës së djeshme nuk u karakterizua nga akte të dhunshme. Pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, drejtuar njëzëri drejtpërdrejtë dy liderëve kryesorë të PS-LSI, Basha dhe Kryemadhi për të dënuar publikisht dhunën, dje pati vetëm ndalesa të heshtura para këtyre institucioneve, Megjithatë nuk munguan disa kapsollë e flakadanë të hedhura ndaj institucioneve. Vetëm tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë pati një efektiv të dëmtuar nga hedhja e fishekzjarrëve dhe kapsollave. Ndërsa tek Drejtoria e Policise së Tiranës u hodh vetëm një bombë molotov.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër