GJIROKASTËR - Gjatë natës  së kaluar në lagjen e sipërme të fshatit Jergucat, të Komunës Dropull i Sipërm, Gjirokastër, janë hapur dhe dhunuar banesat e pa banuara të shtetasve: A.H, 44 vjeç, banuese Greqi, F.Q, 53 vjeç, banues Greqi,   G.P,  52 vjeç, banues Greqi, P.M, 53 vjeç, banues Greqi, si dhe kisha e fshatit.
 
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga kqyrja e banesave rezultoi se mekanizmi i hapjes ishte i njëjtë  në të katër banesat dhe tek kisha  e fshatit.
 
Gjithashtu  nga kqyrja e banesave  si dhe nga deklarimet e marra  nga kujdestarët e banesave rezultoi se në banesat e hapura dhe në kishë  nuk kishte vjedhje, pasi nuk ishte marrë asnjë send nga këto banesa dhe në kishë.
 
Nga ana jonë po punohet në disa pista , ku dyshohet se këto banesa dhe kisha janë hapur  qëllimisht  për të përhapur panik tek banorët  ose mund të jenë hapur nga klandestinët e paligjshëm që vijnë nga vendet e treta, për t’u strehuar  pasi nata ishte  me shi të rrëmbyeshëm .
 
Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale  “Dhunimi i banesës”. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)