Presidenti i Turqisë Reccep Tayp Erdogan është takuar mesditën e kësaj të marte në Shën Petërsburg me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ky është takimi i parë që në kohën kur Turqia rrëzoi një avion rus për shkelje të hapësirës ajrore, si dhe e para vizitë jashtë vendit e Erdogan pas tentativës për grusht shteti.
Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të ngrira pas ngjarjes në kufirin turko-rus, ku Moska imponoi sanksione tregtare dhe pezulloi paketat turistike për në Turqi. Në këtë takim synohet të sigurohet një faqe e re në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“ Vizita juaj sot, pavarsisht situatës së vështirë politike në vend, tregon se ne duam të rivendosim dialogun dhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë. Ne jemi kundra çdo lloj tentative për grusht shteti dhe dënojmë dhunimin e paligjshëm të rendit kushtetues” u shpreh Putin duke shtuar se ishte i pari lider i cili i telefonoi homologut turk pas 15 korrikut kur u shënuan edhe trazirat. Kremlini u tregua i gatshëm të rinisë negociatat ekonomike dhe lidhjet e tjera me Ankaranë.
Në qendër të bisedimeve ishin jo vetëm marrëdhënive tregtare, investimet, turizmi por konflikti në Siri ku palët kanë qëndrime të kundërta.
Nga ana tjeter president i Turqisë e falenderoi mikun e tij Putin siç e konsideroi së fundmi për mundësinë që i dha për tu takuar pas një periudhë tensionesh.
“Kjo është një vizitë historike një fillim i ri që do të hap një faqe të re të negociatave” tha Erdogan.
Ky përafrim me Rusinë vjen pikërisht në kohën kur Erdogan ndihet i tradhëtuar nga BE duke e akuzuar këtë të fundit se nuk i qëndroi pranë pas tentativës për grusht shteti.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO