Transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në futboll është braziliani Neymar Jr.
Klubi francez i PSG-së i ka dhënë fund maratonës së gjatë verore me Barcelonën për të rrëmbyer brazilianin Neymar.
Kalvari i gjatë bisedimeve midis dy gjigandëve të futbollit u shkaktua nga rregullorja e Fair Play-t Financiar, e cila e ndalonte PSG-në t'i paguante Barcelonës klauzolën e largimit të brazilianit prej 222 milionë €.
Por një komunikim i fundit midis dy federatave të futbollit, franceze dhe asaj spanjolle lejoi përfaqësuesit e Neymarit t'i shlyenin direkt ekipin katalanas për shitjen e brazilianit.
Transferimi i Paul Pogba nga Juventus te Barcelona vitin e kaluar zbret në vendin e dytë si rekordi më i madh i një transferimi të një lojtari futbolli.
Neymar është zyrtarisht lojtar i Paris Saint Germain-it dhe bëhet lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në futboll.
Ai vizitoi dje për herë të fundit kampin stërvitor të Barcelonës për t'u ndarë përfundimisht me lojtarët e skuadrës.
Largimi i tij i jep fund vazhdimësisë së tridentit sulmues, një nga më të frikshmit e të gjitha kohërave MSN (Messi-Suarez-Neymar)
Ai realizoi 105 gola në 168 ndeshje zyrtare gjatë 4 viteve me ekipin Blaugrana.
Me katalanasit ai fitoi 2 tituj La Liga, Ligën e Kampioneve në vitin 2015, 3 Kupa Mbreti, një Superkupë të Europës dhe një Botëror të Klubeve.
Pavarësisht se drejtuesit e Barcelonës insistuan se Neymar do të qëndronte me katalanasit, sezoni i ri e gjen brazilianin në Paris, ku pritet t'i japë akoma më tepër potencial ekipit kryeqytetas në kompeticionin e Ligës së Kampioneve.
Largimi i tij ka ngjallur pakënaqësi te tifozët e Barcelonës.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com