Një ferrari i kuq model 250 GTO Berlinetta i vitit 1962, ka thyer rekordin botëror për makinën e shitur më shtrenjtë në histori në një ankand në Kaliforni, për 38,1 milion dollarë. Makina dikur ishte përfshirë në një aksident fatal dhe nga kritikët e ankandeve pritej që ajo të shitej deri në 70 milion dollarë, ndonëse shtëpia e ankandit Bonhams sqaroi se këto ishin vetëm spekulime.
Blerësi i ferrarit ka dashur të mos identifikohet, duke u shndërruar në pronarin e ri të makinës së vetme të këtij modeli në Kaliforni.
Drejtuesi i Ankandit, Robert Brooks, sqaroi se ferrari ishte ajka e makinave në këtë ankand, e cila prej 49 vitesh ka qenë pronë e një familje të vetme nga viti 1965 deri në 2014-ën. Pas aksidentit të rëndë që pësoi pronari i parë i ferrarit, makina u dërgua për riparim në Itali, ku më pas e bleu një i ri dhe e mbajti të fshehur për shumë vite nga prindërit e tij.
Fabrizion Violati citohet të jetë shprehur se e shpëtoi ferrarin nga shitja për skrap dhe duke e ngarë gjithnjë fshehurazi gjatë natës arriti ta mbante atë në formë dhe ende në gjendje pune. Kjo makinë ka qenë pjesë e shumë garave dhe panaireve për makinat klasike dhe është një ndër 250 të vetmet të prodhuara në botë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com