Një lloj i veçantë i turizmit po zhvillohet në vendin tonë, e kryesisht në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta, që është shtëpia e 260 specieve. Po flasim për vëzhgimin e zogjve ose ndryshe “Bird Watching”. Këto ditë të ngrohta Maji takojmë një grup danezësh që kanë ardhur për të kundruar zogjtë jo vetëm duke i parë, por edhe duke i dëgjuar kryesisht natën.
Taulant Bino kryetar i shoqatës së Ornitologëve që shoqëron grupin e turisteve thonë se është rritur interesi për të eksploruar natyrën dhe për t’u njohur me speciet endemike.
“Është një grup turistët të specializuar për të kundruar shpendët. Vizitën e parë po e zhvillojmë në Divjakë-Karavasta. Mbrëmë dëgjuam shpendët e natës, ndërsa sot po shohim shpendët shtegtarë. “Bird Whatching” është interesant, dhe këta lloj vizitorësh janë lajmëtarët e parë që zhvillojnë turizmin e natyrës”, u shpreh Bino.
Turistët nga Danimarka janë të impresionuar me shumëllojshmërinë e shpendëve që shohin në lagunë.
“Është vizita e dytë në Divjakë. Jam guidë natyrore dhe kam sjelle një grup danezësh për të kundruar pelikanin kaçurrel dhe shpendët e tjerë. Do shohim dhe vende të tjera në Shqipëri, si laguna dhe liqene. Ne kemi dëgjuar shumë për Shqipërinë dhe përpos natyrës është tërheqëse për kulturën e trashëgiminë”, shprehet Mortien Hansen.
“Është një eksperiencë e mrekullueshme! Të shohësh parkun, natyrën, zogjtë, t’i kundrosh ato. Kam njohur dhe njerëz të mrekullueshëm. Jam shumë e lumtur!” thotw Anne Gram.
Përpos Parkut Kombëtar Divjakë Karavasta që është habitati natyror më i madh i faunës në vend, turistët shprehin interes dhe për Lagunën e Nartës në Vlorë, Liqenin e Shkodrës dhe atë të Ohrit në Pogradec.
R.D/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar, 17:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Të akuzuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, Prokuroria përfundon hetimet për 10 persona dhe i dërgon gjyq
21 Janar, 12:01
-
Lushnjen ‘e mbyt’ tymi i plehrave, vendgrumbullimi i inerteve në flakë prej dy ditësh, Sefa: Autorët t’i gjejë policia, bashkia do vendosë roje 24 orë
20 Janar, 13:09
-
Të harruar! Banorët e Shtyllasit në Fier 15 vite pa ujë, e mbushin 45 km larg!
19 Janar, 19:27
-
U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë
19 Janar, 14:54
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07
-
E përditshmja 'Express': Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit me plazhe mahnitëse
19 Janar, 12:25
-
Organizonin baste sportive, 2 të arrestuar në Fier! Nis hetimi për nënë e bir, pronarë të lokalit (VIDEO)
19 Janar, 10:20
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Fier, doli me mikun për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët RENEA
18 Janar, 10:38
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38